Takimi emocionues i qenit me pronarin e tij pas 4 vjetësh
05/10/2019 Shpërndaje

Takimi emocionues i qenit me pronarin e tij pas 4 vjetësh

Katër vjet më parë, Mike Plas, një djalë kanadez, humbi qenin e tij, Jack. Majk ishte në shtëpinë e nënës së tij e lidhi Xhekun për disa minuta. Pas pesë minutash qeni ishte zhdukur.

Majk menjëherë mendoi se ishte një vjedhje dhe ai kurrë nuk ra në paqe për humbjen e Jack. Ai vazhdoi ta kërkonte qenin kudo, publikoi foto duke bërë thirrje në rrjete sociale dhe kurrë nuk humbi shpresën për ta gjetur mikun e tij.

Për katër vjet ai nuk mori më asnjë lajm. Dy javë më parë, Majk u kontaktua nga një strehë 700 kilometra larg shtëpisë së tij. Vullnetarët arritën të gjurmojnë pronarin e kafshës falë mikrocipit.

Menjëherë pas marrjes së telefonatës, Majk u përball me udhëtimin e gjatë me të dashurën, motrën dhe kunatin e tij dhe pas nëntë orësh rrugë, ai më në fund ri-përqafoi qenin e tij..

Momenti emocionues kur Majk dhe Jack gjetën njëri-tjetrin u filmua nga e dashura, duke kapur një moment tepër emocionues.

“Kur e pashë përsëri, menjëherë ndjeva se jeta ime ishte përsëri normale. Jeta nuk ka qenë asnjëherë e njëjtë pa të, dhe ndjenja për të rikthyer Jackin është e pashpjegueshme. Asnjëherë mos e humb shpresën, nuk e humba atë pas katër vjetësh, komentoi djali”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.