“Syri i Ciklopit” pastrohet nga qytetarët
15/04/2019
0 komente
Shpërndaje

“Syri i Ciklopit” pastrohet nga qytetarët

Para disa ditësh “Syri i Ciklopit”, një atrakasion turistik që gjendet vetëm katër kilometra larg fshatit Krrabë të Tiranës, e që kohët e fundit po shihet si një pikë turistike ideale, është shfaqur e mbuluar nga plehrat.

Qytetarë dhe turistë që e kanë vizituar këtë atraksion turistik janë treguar të papërgjegjshëm duke hedhur mbeturinat vend e pa vend. Pasi u publikuan fotografi që tregonin gjendjen në të cilën ndodhej Syri i Ciklopit qytetarë dhe njësia administrative Kashar ka ngritur një grup pune me të rinj të cilën kanë mbledhur mbeturinat për ti depozituar më pas në vendgrumbullim.

Vitetet e fundit kjo bukuri e virgjër natyrore po kthehet në një destinacion njëditor turizmi mjaft të frekuentuar nga turistë të huaj dhe vendas. Për të mbërritur atje terreni është tepër i vështirë por ke mundësinë të eksplorosh. Duhet të kalosh në një vend të pashkelur për rreth 1 orë, por pamja që shfaqet më pas është mahnitëse.

Sipas legjendës, Ciklopi në dyluftim me bishën ra nga humnera dhe humbi syrin dhe zemrën e tij, duke krijuar dy basene me ujë të ftohtë të cilët të ftojnë të kridhesh në thellësinë deri në 5 metra.

“Sot ishte një ditë ndryshe tek Syri i Cikllopit. Pas publikimit në rrjetet sociale nga disa vizitorë , një ditë më parë , ku evidentoheshin disa pika me mbeturina të hedhura nga grupe vizitorësh të papërgjegjshëm. Sot Njësia Administrstive Krrabë ngriti një grup pune, dhe u bë e mundur mbledhja e tyre dhe depozitimi në vendin përkatës.

Ju bëjmë thirrjë të gjithë vizitorëve që vizitojnë Syrin e Cikllopit,duhet të shmangin kategorikisht hedhjen e mbeturinave vënd e pa vënd, duke shkaktuar një ndotje të parikuperueshme për natyrën. Respektoje natyrën ashtu sic është, mos e ndot”, kështu shkruhet në një postim të publikuar nga njësia administrative Krrabë, bashkangjitur me fotot gjatë pastrimit të natyrës.

Lidhur me gjendjen e kësaj zone ka reaguar edhe fotografi dhe adhuruesi i natyrës Fatjon Plaku, i cili përmes një postimi në facebook arriti të sensibilizojë të rinjtë e zonës që ta pastronin këtë atraksion të ri turistik. Pas zhurmës në rrjete sociale, efekti është pozitiv, pasi qytetarë të ndryshëm kanë ndërmarrë iniciativa personale dhe në grup për ta rikthyer ne gjendjen e meparshme kete pike turistike.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *