Studimi i ri: Edhe 25 filxhanë kafe në ditë nuk e dëmtojnë zemrën
07/09/2019 Shpërndaje

Studimi i ri: Edhe 25 filxhanë kafe në ditë nuk e dëmtojnë zemrën

Këtu janë disa lajme të mira për kafenë: Sipas një studimi të ri, kafeja nuk është e keqe për zemrën tuaj! Në fakt, ata që janë të varur nga pijet me kafeinë, mund të pinë deri në 25 filxhanë në ditë.

Ndërsa studimet e mëparshme sugjeruan që pija mund të lidhej me çështje kardiovaskulare – siç është ngurtësimi i arterieve – studimi i ri tregon se të fiksuarit pas pijeve nuk kanë asnjë arsye për ta ulur konsumin e tyre.

Në një studim me mbi 8,000 njerëzve në të gjithë SHBA, u zbulua se ata që pinin mesatarisht pesë filxhanë në ditë, nuk përkeqësoheshin sa i përket shëndetit arterial më shumë sesa ata që pinin nën një filxhan në ditë.

Studimi, i financuar pjesërisht nga fondacioni britanik i zemrës, po prezantohet në Konferencën Britanike të Shoqërisë Kardiovaskulare në Manchester, U.K., raporton Daily Mail.

Studiuesit nga Universiteti Queen Mary i Londrës ndanë 8.412 pjesëmarrës në tre grupe të veçanta për studimin.

Grupi i parë përbëhej nga ata që pinë nën një filxhan kafe në ditë, ndërsa i dyti përfshinte ata që pinë një deri në tre filxhanë çdo ditë. Grupi i tretë përmbante ata që pinin mbi tre gota në ditë, përfshirë disa që pinin 25.

Pjesëmarrësit atëherë iu nënshtruan skanimeve të zemrës dhe testeve të valëve të pulsit infra të kuqe, me studiuesit duke marrë parasysh moshën dhe peshën e pjesëmarrësve, si dhe nëse pinë duhan apo jo.

Ekspertët zbuluan se ata që pinin sasi edhe më të larta kafeje nuk kishin më shumë gjasa për arterie të ngurtësuar sesa ato, konsumi i të cilëve ishte minimal.

Studimi kundërshton hulumtimet e mëparshme që fajësojnë kafenë për ngurtësimin e arterieve, presionin e zemrës dhe rritjen e gjasave për goditje në tru ose sulm në zemër.

Doktor Kenneth Fung nga Universiteti Queen Mary i Londrës tha: “Përkundër popullaritetit të madh të kafesë në të gjithë botën, raporte të ndryshme mund t’i largojnë njerëzit nga shijimi i saj.

Ndërsa hulumtimi ynë tregon se kafeja nuk është aq e keqe për arteriet siç sugjeronin studimet e mëparshme”.

Profesori Metin Avkiran, drejtor i asociuar mjekësor në Fondacionin Britanik të Zemrës, theksoi se studimi thjesht “përjashton një nga efektet e mundshme dëmtuese të kafesë në arteriet tona”.

Sipas udhëzimeve federale federale të SHBA, tre deri në pesë filxhanë kafeje mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar mirë dhe të shëndetshme, por vetëm kur bëhet fjalë për kafe të zezë të pastër.

Por siç tregon studimi i ri nga Sh.B.A, mund të ketë akoma ndonjë shpresë për ata që konsumojnë 25 filxhanë në ditë, edhe nëse komuniteti i shëndetit të zemrës në Sh.B.A paralajmëron që të mos konsumoni më shumë kafeinë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.