Studenti ndihmon të pastrehun të rikthehet në universitet pas 44 vjetësh
06/06/2019 Shpërndaje

Studenti ndihmon të pastrehun të rikthehet në universitet pas 44 vjetësh

Në faqen e internetit të Austin është slogani “Çfarë fillon këtu ndryshon botën”. Përpjekjet e një studenti bënë ndryshim të vërtetë në botën e një burri të pastrehë i cili po vazhdon mësimet pas një mungese 44-vjeçare.

David Carter, 67 vjeç, e la programin e artit në shkollë në vitin 1975, pasi u përball me skizofreninë dhe abuzimin e substancave, siç raportoi revista “alumni” i UT-së El Alcalde.

Carter ishte drejt diplomimit para se të godiste dorën e tij në një dritare – e cila e dëmtoi aftësinë e tij për të pikturuar. Kështu ai ra në alkool, filloi të abuzojë me drogën dhe sëmundjet mendore.

Dekada më vonë, rruga e tij u kryqëzua me Ryan Chandler, një gazetar 20-vjeçar i cili po e intervistonte atë për gazetën The Daily Texan mbi të pastrehët. Gazetari i ri zbuloi ëndrrat e tij akademike që kishin avulluar, së bashku me “The Drag”, pseudonimi i dhënë në Rrugën e Guadalupe, që është arteria kryesore e kampusit ku kalonte ditët duke lypur para.

Siç raportohet nga revista alumni, Chandler mësoi se Carter ka lëvizur në të gjithë vendin duke u kthyer në kryeqytet në 1995 për të ndihmuar prindërit e tij të sëmurë. Carter filloi të lypte në rrugë para se një organizatë jo fitimprurëse ti sigurojë strehim të subvencionuar gjashtë vjet më parë, por u detyrua të vazhdonte për të paguar shpenzimet e strehimit.

Ndërsa në letrën e shkollës, Chandler u befasua nga lidhja e njeriut me shkollën së bashku me kthesat që kishte marrë jeta e tij te cilat e pengain të perfundoje shkollen. Pasi paraqiti tregimin e tij, ai e ktheu në mision pranimin e Charter në shkollë.

Kjo nuk ishte e lehtë, u përball me sfida që në fillim kur i duhej të paguante tarifën e regjistrimit. Por në fund ai u pranua në Kolegjin e Arteve të Bukura. Chandler pastaj ndihmoi Carter të plotësojë aplikacionin dhe mbuloi tarifën e aplikimit. Pas rreth gjashtë muajve Carter u ripranua në UT Austin College of Fine Arts ku ai tani planifikon të studiojë.

“Kjo është historia më e rëndësishme që kam shkruar ndonjëherë”, shkroi gazetari në një postim.

Ai më vonë shprehu kënaqësi kur Carter u ri-pranua. “Ne ia arritën”, shkroi gazetari në Twitter. “Pas 6 vitesh të panhandling në Drag, David Carter është ripranuar në @UTAustin dhe do të rifillojë këtë javë. Falë mbështetjes së Longhorns dhe një artikulli të botuar në @Alcalde, një Exeks Texas ka premtuar të paguajë shkollimin e tij të plotë.” Pas një mungese kaq të gjatë , Carter do të fillojë ngadalë me dy klasa në qershor gjatë semestrit të verës duke marrë një ngarkesë të plotë në vjeshtë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.