Sopranoja shqiptare luan në kryeveprën e lakmuar te “La Scala”
05/01/2018 Shpërndaje

Sopranoja shqiptare luan në kryeveprën e lakmuar te “La Scala”

Enkelejda Kamani sopranoja e njohur  shqiptare, e ka mbyllur vitin me një shfaqje të madhe, duke marrë pjesë në kryeveprën komike “Berberi i Seviljes”, me rolin e Bertës, guvernantes në shtëpinë e Bartolos.

Ajo u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë “La Scala” për periudhën 2017-2019. Aktualisht vazhdon  studimet prej muajsh në këtë akadami mjaft më të lakmuar. Kjo shafqje teatrale ku ajo ka marrë pjesë u dedikohet fëmijëve dhe reazlizohet më së shumti  me të rinjtë e akademisë “La Scala”, ku mes tyre është përzgjedhur dhe Kamani.

Kamani më herët ka fituar festivalin “Marie Kraja” në vitin 2015. Por pjesmarrja në kryeveprën e fundit nuk ka qenë i vetmi angazhim, për sopranon gjatë këtyre muajve që ka qëndruar në Itali. Në teatrin e Como-s, ka luajtur një tjetër kompozim të Rossinit, “Petite messe solennelle”, “Flauti Magjik” të Mozart apo në operan “Hansel dhe Gretel. Me punë dhe pasion ka mundur që ëndrrat t’i bëjë realitet.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.