S’keni kondicioner në makinë, fieraku i lë të gjithë “gojë hapur” në mes të trafikut
02/09/2017 Shpërndaje

S’keni kondicioner në makinë, fieraku i lë të gjithë “gojë hapur” në mes të trafikut

Banorët e Fierit ajrosjen e makinës në udhëtim e bëjnë ndryshe nga të gjithë, të paktën kështu ka bërë një drejtues automjeti në mes të trafikut.

Temperaturat e larta, mungesa e kondicionerit ose dëshira për të kursyer e kanë shtyrë drejt një tjetër zgjidhjeje shkruan fierakun pozitivi.org. Drejtuesi i një automjeti siç shihet në foton e mëposhtme ka hapur derën e makinës për ajrosje ndërsa ka qenë duke ecur në qendër të qytetit të Fierit.

22 vjeçari që ka publikuar foton shprehet për pozitivi.org se shkrepja është bërë tek Globi në Fier. “Fier qendër.
Kur do të ajrosësh dorën po nuk të hapet xhami”, shkruan 22 vjeçari krahas fotos.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.