Si të qëndrosh i lumtur kur përreth ke njerëz negativë
14/09/2018 Shpërndaje

Si të qëndrosh i lumtur kur përreth ke njerëz negativë

Disa njerëz natyrisht përcjellin negativitet; ankohen, grinden, krahasojnë veten me të tjerët, fillojnë drama dhe thjesht e shohin gjysmën gotës bosh. Gjithmonë do të ketë pengesa në jetë dhe është mirë që të keni disa dite gjysmë bosh dhe të jeni realistë për ndjenjat tuaja. Por është gjithashtu e rëndësishme të përpiqeni të mbani një qëndrim pozitiv në afat të gjatë, të mësoni nga gabimet tuaja dhe të shprehni mirënjohjen edhe nëse jeni i rrethuar nga njerëz negativë.

Në shumicën e rasteve jeni në gjendje që me vetëdije të zgjidhni nga kush rrethoheni. Ju zgjidhni miqtë dhe mund të vendosni se me cilët anëtarë të familjes doni të kaloni kohën, megjithatë nuk mund të zgjidhni bashkëpunëtorët, shokët e klasës, të drejtat ose publikun e gjerë. Nëse e gjeni veten te rrethuar me miq negativë ose anëtarë të familjes të tillë, ose nga ndjekës negativë në mediat sociale, ju mund të zgjidhni në mënyrë aktive të hiqni dorë prej tyre, thotë Kristen Fuller pë psycology today. Largimi nga individë negativë është vetë-kujdes, vetë-dashuri dhe vetë-respekt. Me shumë gjasa nuk do mund t’i ndryshoni këta njerëz kështu që është më mirë të largoheni prej tyre. Mos harroni se askush nuk mund t’ju bëjë të pakënaqur pa lejen tuaj.

Ndonjëherë duhet të angazhoheni me kolegë negativë ose hani një darkë me anëtarë të familjes që kanë mendime negative. Është e rëndësishme të pranojmë se këta individë janë negativë në modelet e tyre të të menduarit, sjelljet dhe mund të kenë mungesë të vetëdijesimit. Ndonjëherë mund të hasni në individë negativë ose të vrazhdë në publik gjatë kryerjes së punëve, qofshin ata shoferë, blerës ose bashkëpunëtorë që blejnë produktet tuaja. Ndoshta këta njerëz kanë një ditë të keqe ose kanë marrë lajme të këqija, ose thjesht janë individë me mendje negative. Më poshtë janë disa këshilla si të silleni me këto njerëz.

Mos e merrni personalisht; Shumë herë kur njerëzit kanë të bëjnë me vështirësi në jetën e tyre, ‘viktimat’ bëhen personat që kanë përreth. Sjelljet e tyre shfaqen nga pasiguritë, frika dhe zemërimi. Gjëja më e rëndësishme që mund të mbani mend është se kjo ka te beje me ta, jo me ju, prandaj mos e merrni personalisht.

Praktikoni mirënjohjen: Bëni një listë mirënjohjeje, le ta dinë se sa mirënjohës jeni për praninë e tyre ne jeten tuaj. Praktikimi i mirënjohjes ka provuar se rrit lumturinë midis individëve.

Shikojeni këtë sfidë si një mundësi për rritje dhe vetë-zbulim: Kur merrni kohë për të vënë gjërat në perspektivë, ndryshoni qëndrimin dhe perceptimin në lidhje me atë që personi tjetër mund të përjetojë, ju do të rriteni si individ. Mund të dëshironi të pyesni veten, çfarë po ndodh në jetën e këtij personi që i bën ata të sillen në këtë mënyrë?

Kaloni kohë vetëm: Koha e kaluar vetëm është për të rritur vetëdijen, për të rritur vetëbesimin dhe për të rritur lumturinë. Përfundimisht, do të ndihesh i kënaqur kur kalon kohë vetëm dhe do t’ju ndihmojnë në zgjidhjen e situatave të vështira. Kur dikush përreth jush është duke vepruar negativisht, tërhiquni mënjanë dhe merrni pak kohë për veten. Reflektoni mbi veprimet e tyre, ndjenjat tuaja dhe lejojini vetes të jeni i vetëdijshëm.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.