Si pozicionohet Shqipëria për nivelin e papunësisë së popullatës dhe rinisë në raport me vendet e BE
04/10/2019 Shpërndaje

Si pozicionohet Shqipëria për nivelin e papunësisë së popullatës dhe rinisë në raport me vendet e BE

Shqipëria ka një nivel të lartë papunësie për forcë aktive punëtore dhe në veçanti për të rinjtë. Sipas të dhënave të Zyrës së statistikave në BE (Eurostat) për vitin 2019 rezulton se: Shkalla e papunësisë e forcës punëtore në moshën 20-64 vjeç në vendet anëtare të BE (28 shtete) është në masën 6%. Ndër këto shtete Greqia paraqitet me numrin më të lartë të papunësisë, konkretisht 18.1% të forcës punëtore. Ndërsa republika Çeke ka përqindjen më të ulët të papunësisë 2.2%.

Në shtetet anëtare të BE shkalla e papunësisë së të rinjve është në masën 14.8%. Ndër këto shtete Greqia paraqitet me numrin më të lartë të papunësisë së të rinjve, konkretisht me 40.4% të të rinjve. Ndërsa Gjermania është shteti me të dhënat më të mira për papunësinë e të rinjve në masën 5.1%. Në Shqipëri është në masën 31%. Nga një analizë ndër vite e Shqipërisë pas vitit 98 rezulton se shkalla e papunësisë nuk rezulton ndonjëherë nën vlerën 23%, shifra më e ulët e regjistruar në vitin 2011.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.