Shqiptarja Arta Cika shpallet fituese e “TechWomen100”: Këtë çmim ia dedikoj Shqipërisë dhe të prekurve nga tërmeti
06/12/2019 Shpërndaje

Shqiptarja Arta Cika shpallet fituese e “TechWomen100”: Këtë çmim ia dedikoj Shqipërisë dhe të prekurve nga tërmeti

Arta Cika është shpallur fituese e “TechËomen 100 aëard”, mes 200 grave profesioniste nga Britania e Madhe. Shkencëtarja është shprehur se këtë çmim ia dedikon Shqipërisë dhe të gjithë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit që mori jetën e 51 personave dhe plagosi qindra të tjerë.

“Falë punës time 10 vjeçare dhe mbështetjes së madhe nga familja ime, që ka qenë gjithmonë krahu im i djathtë, jam sot këtu e kjo me jep forcë për të vazhduar përpara. Pa mbështetjen e tyre, asgjë nuk do të kishte qenë e mundur.

Ne fund, do doja t’ia dedikoja këtë çmim vendit tim të dashur, Shqipërisë, ku linda u rrita e mora dijet e para dhe të gjithë njerëzve në veçanti atyre të prekur nga tërmeti. Siç thotë edhe shprehja: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Vazhdoni të qëndroni të palëkundur. Jam pranë jush. Jemi të gjithë shqiptarët bashkë anembanë botës. Kjo na jep forcë e na bën krenarë. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh ndër tjerash Arta.

Fusha e saj e kërkimit shkencor ka përfshirë teoritë e informacionit, rrjetet hapësinore, grafikët e rastit gjeometrike dhe entropinë grafike. Në këtë garë ajo ka qenë e vetmja shqiptare që merr pjesë.

Aktualisht Cika është anëtare e Komitetit të Grave në Shoqërinë Inxhinierike në Universitetin e Oksfordit si dhe pjesë e Programit RisingËISE (Gratë në Shkencë dhe Inxhinieri). Studimet i ka përfunduar për inxhinieri komunikimi në Universitetin Politeknik të Torinos.

Arta ka marrë dy diploma Masteri Shkencor në Inxhinieri Informacioni dhe Inxhinieri Kompjuterike nga Politekniku i Torinos dhe Telecom ParisTech në 2015-ën. Para fillimit të doktoratës së saj, ajo punoi për një kompani telekomunikacioni në Francë. Historia e saj është një tjetër rast që na bën të gjithëve të ndihemi krena.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.