Shqiptarët jashtë planifikimit familjar, Columbia: 4 në 100 gra mbrohen me metoda moderne
02/05/2019 Shpërndaje

Shqiptarët jashtë planifikimit familjar, Columbia: 4 në 100 gra mbrohen me metoda moderne

E drejta për planifikimin familjar mori miratimin zyrtar në Konferencën e Kombeve te bashkuara në 1968, për t’u dhënë mundësinë individëve të vendosin lirshëm dhe me pergjegjesi numrin , distancen dhe kohen e femijeve te tyre, duke patur informacionin dhe mënyra për ta bërë një gjë të tillë.

Ndërsa në vendet europiane kjo e drejtë është mjaft e zhvilluar nga njerëzit dhe institucionet, në shoqërinë shqiptare nuk është përqafuar sa duhet, pasi në disa zona, kryesisht në ato periferike vazhdon të shihet ende si tabu.

Sipas një anketimi të fundit të demografisë dhe shëndetit i realizuar nga UNFPA rezulton se shumë gra dhe vajza në Shqipëri nuk i përdorin metodat kontraceptive. Sipas drejtoreshën së UNFPA Rita Columbia, nga 100 gra vetëm 4 prej tyre rezulton t’i përdorin metodat contraceptive.

 “Ajo që kam parë në Shqipëri nga anketimi i fundit i demografisë dhe i shëndetit është se shumë nga gratë e martuara në Shqipëri nuk i përdorin metodat moderne të kontracepsionit. Nëse marrim 100 gra të martuara në Shqipëri vetëm 4 prej tyre përdorin metoda moderne kontracepsioni, gratë e tjera përdorin metoda tradicionale. Kjo do të thotë se në jetë këto gra nuk kanë shumë siguri sepse metodat tradicionale të mbrojtjes nuk janë shumë efikase”, u shpreh Rita Columbia.

Këto të dhëna, sipas Columbias, tregojnë se në vendin tonë ka ende shumë për të bërë për fuqizimin e grave. “Planifikimi familjar është një tregues i rëndësishëm i fuqizimit të grave. Norma kulturore në shumë vende është që gruaja duhet të lind fëmijë, duhet të jetë mama dhe të kujdeset për fëmijët. Kjo vazhdon të jetë normë në shumë vende”, shtoi më tej drejtoresha e UNFPA.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.