Shpërblehet mësuesi më i mirë në botë               
26/03/2019 Shpërndaje

Shpërblehet mësuesi më i mirë në botë               

Një mësues që dhuron një pjesë të madhe të pagës për nxënësit më të varfër është shpallur mësuesi më i mirë në botë. Bëhet fjalë për Peter Tabichi mësuesin e shkencave nga Kenia i cili ka marrë çmimin 1 milion dollarë. Peter Tabichi është një prifti françeskak që jep fizikë dhe matematikë, i cili fitoi çmimin global të mësuesve 2019.

Tabichini u zgjodh nga 10.000 kandidatë nga 179 vende për çmimin, që është krijuar nga Fondacioni Varkey në Dubai. Ai jep mësim në një zonë të humbur dhe të varfër të Kenias, ku shumë nga nxënësit duhet të bëjnë mbi 7 km më këmbë, për të shkuar në shkollë. 80% e të ardhurave të tij vendosi ti dergojë për të varfërit dhe ky është mësuesi i parë që e ka bërë një gjë të tillë.

Prifti françeskan u vlerësua për arritjet e tij në një shkollë provinciale të mbushur me nxënës dhe disa tekste librash. Ai mori çmimin në një ceremoni në Dubai. Tabichi ka dhënë 80% të pagës së tij për të mbështetur nxënësit në shkollën Keriko Mixed Day Secondary School në fshatin Pwani, Nakuru të cilët nuk kanë para për të blerë libra apo uniformat.

Shumë prej fëmijëve që ndihmon janë jetimë ose kanë humbur një prind. Mësuesi 36 vjeçar dëshiron të ngrejë aspiratat dhe të promovojë kauzën e shkencës, jo vetëm në Kenia, por në të gjithë Afrikën. “Afrika do të prodhojë shkencëtarë, inxhinierë, sipërmarrës, emrat e të cilëve do të jenë një ditë e famshme në çdo cep të botës,”-tha ai.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.