Shpallet berberi më i mirë në Britani, i riu anglez nuk harron pronarin shqiptar që i mësoi zanatin
07/03/2019
0 komente
Shpërndaje

Shpallet berberi më i mirë në Britani, i riu anglez nuk harron pronarin shqiptar që i mësoi zanatin

22 vjeçari Curtis Statt pasi ka mësuar zanatin në parukerinë e një shqiptari në Britani të Madhe, ka fituar çmimin si berberi më i mirë. Pronari shqiptar Gëzim Murizi e mori në punë pasi kishte shkuar si klient për të prerë flokët. 22 vjeçari britanik nuk ka harruar të falenderojë pronarin e tij shqiptar sepse i mësoi sekretet e profesionit dhe e bëri atë të njohur në qytetin e tij.

“Ai më mësoi të pres flokët sipas metodës tradicionale, siç vetë ai kishte mësuar në të njëjtën moshë kur ishte në Shqipëri. As nuk aplikova për punë. Pasi shkova për herë të tretë aty për të prerë flokët, po diskutonim se sa orar të keq kisha te puna e mëparshme. Se kisha menduar kurrë më parë se do bëhesha berber “, mësohet të ketë thënë 22-vjeçari për berberin shqiptar.

Gëzimi i ka dhënë mundësinë të riut t’i hapë vetes një dritare në një kohë të vështirë. “Ai më dha mundësinë të bëj diçka për veten time, në një moment kur nuk shihja asgjë për të ardhmen”, thotë Curtis.

Parukeria Gëzimit në Britaninë e Madhe është spallur salloni më i mirë i vitit. Pas kësaj jehone, me çmimin e berberit më të mirë është vlerësuar një punonjes i tij, 22-vjeçari.

I riu britanik ka vetëm tre vite që punon si berber. Në Birmingham ka shkaur me ftesë të English Hair and Beauty aëards. Juria ka spikatur aftësitë e tij dhe vendosi ta vlerësojë me çmimin e madh.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *