Shohin oqeanin për herë të parë, adoleshentët jetimë rrëfejnë aventurën emocionuese
04/09/2018 Shpërndaje

Shohin oqeanin për herë të parë, adoleshentët jetimë rrëfejnë aventurën emocionuese

Ka shumë gjëra që mund t’i marrim dhuratë, si të shkosh në plazh, të bësh sërf dhe të ndjesh rërën midis gishtërinjve.

Por këta adoleshentë jetimë nuk kishin qenë kurrë në plazh, deri para një jave. Ata e panë oqeanin për herë të parë, duke përjetuar një përvojë vërtet emocionale.

Ligji e bën të vështirë marrjen e fëmijëve të birësuar nga shteti; por duke synuar të frymëzojnë adoleshentë të pafavorizuar, dy organizata morën përgjegjësitë për udhëtimin, në mënyrë që të rinjtë të kalonin fundjavën në La Jolla Shores në San Diego të Kalifornisë.

Udhëtimi u bë më i lehtë nga partneriteti midis Reef, një kompani veshje e dedikuar për pastrimin e plazheve në botë, dhe Urban Surf 4 Kids, një organizatë që përdor sportet e ujit dhe udhëtimet në plazh për të ndihmuar fëmijët të shërohen.

Grupet xhiruan pamje gjatë udhëtimit emocional dhe vendosën të bëjnë një video të quajtur “First Beach”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.