Shkurti/ Lajme të mira në histori
13/02/2019 Shpërndaje

Shkurti/ Lajme të mira në histori

Viti 1997 do të mbetet në historinë e Shqipërisë si një vit i tmerrshëm dhe i përgjakshëm, pasi në këtë ‘luftë’ humbën jetën rreth 3500 të rinj. E njohur si rebelimi i vitit 1997 ose ndryshe edhe si Kriza piramidale apo Anarkia në Shqipëri, kjo periudhë u përfshi nga një lëvizje antiqeveritare që filloi më 24 janar dhe përfundoi më 24 Korrik 1997, pas dorëheqjes së Sali Berishës si President i vendit.

Shkaku i rebelimit ishte falimentimi i skemave piramidale, të cilat morën shifra të larta të kursime të shqiptarëve. Megjithëse u shoqërua me viktima dhe protesta të dhunshme, ana e mirë e kësaj periudhe ishte se qytetarët u vunë në lëvizje si asnjëherë më parë, duke kundërshtuar padrejtësitë. Më poshtë rendisim ngjarjet në rend kronologjik, sipas organizimeve të bëra nga qytetarët anembanë vendit. 5 shkurt 1997: Falimenton firma piramidale Gjallica e drejtuar nga ish-efektivë të Sigurimit të Shtetit. Këtu fillon rebelimi, nisin protestat.

6 shkurt 1997: Mijëra qytetarë dalin në protesta të dhunshme, në Vlorë. Në Kukës formohet një “Komitet” me kreditorët e firmës të cilët kërkojnë një zgjidhje ligjore për këtë çështje. Ata kërkojnë të bëhen aksionerë të kësaj firme. Komitete të ngjashme ngrihen edhe në Gjirokastër e Berat. 7 shkurt 1997: Protestuesit bllokojnë rrugën në Memaliaj. Më 8 shkurt 1997, vazhdojnë protestat antiqeveritare në Vlorë.

Pasi u provua që situata nuk mund të qetësohej më 9 shkurt Presidenti i asaj kohe Sali Berisha takohet me pushtetarët e Vlorës dhe diskuton rrugët për zgjidhjen e krizës. Protestat në këtë qytet hyjnë në ditën e 5. Sulmohet Komisariati i Policisë nga turma të armatosura, si pasojë mbetën viktima dhe disa të plagosur.

10 shkurt 1997: Vazhdojnë protestat, digjet selia e PDSH nga grupe të armatosura dhe kërkohet dorëheqja e Presidentit dhe Qeverisë. Një grup prej afro 50 efektivash të Forcave Speciale sulmohen egërsisht nga turmat e zemëruara prej mijëra vetësh. EuroNews transmeton pamjet e rrethimit të policëve në gjithë botën. Dështimi i shtetit për të rivendosur rendin është i madh. Rebelimi shpërndahet në gjithë Shqipërinë e Jugut nën shembullin e Vlorës.

Protesta vijon dhunshëm, edhe me viktima. Presidenti i atëhershëm Sali Berisha fillon takimet me banorë në zona të ndryshme për të gjetur zgjidhje. Më 17 shkurt takohet me intelektualët e Tiranës ku diskuton mbi zgjidhjen e krizës. Një ditë më pas takohet edhe me qytetarët e Lushnjes. Atyre iu premton se do të bëjë gjithçka për zgjidhjen e krizës. Më 20 shkurt fillon greva e urisë në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Afro 50 studentë hyjnë në grevë urie dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Një grup studentësh vlonjatë takohen me Presidentin dhe bien dakord për zgjidhjen paqësore të krizës. 28 shkurt 1997: 46 studentë të Universitetit të Gjirokastrës hyjnë në grevë urie. Kërkesat e tyre janë të njëjta me ato të studentëve të Vlorës, etj.

Në botë/Jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rang global muaji shkurt, data 13 shënon disa ngjarje të mira që përkujtohen çdo vit edhe pse kanë kaluar vite, shekuj apo dekada.

13 Shkurt 1913; Dalai Lama i 13-të, shpalli pavarësinë e Tibetit pas një periudhe dominimit nga dinastia Qing, duke shënuar një periudhë prej gati 4 dekadash pavarësie.                                                                                                                                                               1960; Me suksesin e një prove bërthamore, të koduar me emrin “Gerboise Bleue”, Franca bëhet vendi i katërt që zotëron armë bërthamore.
1861; AbrahamLinkoln bën betimin si president i Shteteve të Bashkuara.
1867; Në Vienë, interpretohet për herë të parë valsi Danubi Blu kompozuar nga Johann Strauss.
1935; SHBA – Në Kleveland kryhet operacioni i parë në SHBA për lehtësimin e angina pectoris (bllokimgjoksi përshkak të ishemisë sëmuskulit të zemrës,si pasojë e bllokimit ose spazmave të arterieve koronare që furnizojnë zemrën me gjak).
1995; Atasheu ushtarak amerikan në Moskë William Odom arriti të nxjerrë fshehurazi një pjesë të madhe të dorëshkrimeve të Solzhenitsynit, dhe ky më pas e nderoi rolin e Odomit në librin “Aleatët e padukshme”.
1990; Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca japin pëlqimin e tyre për ribashkimin e Gjermanisë.
1861; Abraham Linkoln bën betimin si president i Shteteve të Bashkuara.
1867; Në Vienë, interpretohet për herë të parë valsi Danubi Blu kompozuar nga Johann Strauss.
1935; SHBA – Në Kleveland kryhet operacioni i parë në SHBA për lehtësimin e angina pectoris (bllokim gjoksi për shkak të ishemisë së muskulit të zemrës, si pasojë e bllokimit ose spazmave të arterieve koronare që furnizojnë zemrën me gjak). Termi rrjedh nga latinishtja angina “ngecje”, dhe pectus “gjoks”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.