Shkrumbohet autobusi në Milot, pasagjerët shpëtojnë mrekullisht (VIDEO)
28/08/2017 Shpërndaje

Shkrumbohet autobusi në Milot, pasagjerët shpëtojnë mrekullisht (VIDEO)

Një autobus është përfshirë nga flakët në ecje, ditën e sotme në aksin Rrëshen-Milot. Në momentin që autobusi i linjës Prizren-Tiranë ka marrë flakë bëhet me dije se ka qenë i mbushur plot me pasagjerë.

Siç shihet dhe në videon e pozitivi.org, flakët e kanë mbulur frikshëm automjetin duke ngjallur panik tek pasagjerët dhe udhëtarët e tjerë pranë autobusit. Situata ka qenë tepër problematike por një qytetar në vendngjarje rrëfen për pozitivi.org se të gjithë pasagjerët fatmirësisht kanë mundur të shpëtojnë.

Shkak i shkrumbimit të autobusit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Videot kanë kapur momente pasi pasagjerët janë larguar nga flakët. Ndërsa qytetari tregon se pasagjerët nuk kanë mundur dot të marrin as çantat në bagaze, për shkak se situata ka qenë tejet e rrezikshme.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bllokuar aksin për kalimin e automjeteve të tjera. Një qytetar që ka parë flakët nga afër rrëfen për pozitivi.org se ende nuk dihet kur do të hapet rruga. Fatmirësisht pasagjerët kanë shpëtuar nga këto flakë të tmerrshme. /Pozitivi.org/

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.