Shkollat në Prishtinë i hapin dyert për fëmijët e ardhur nga Shqipëria
03/12/2019
0 komente
Shpërndaje

Shkollat në Prishtinë i hapin dyert për fëmijët e ardhur nga Shqipëria

Përveç hapjes së shtëpive, kampeve, përveç ndihmave materiale dhe në burime njerëzore, Kosova do të hapë edhe shkollat për fëmijët e larguar nga Shqipëria, në mënyrë që ata të mos humbasin mësimin.

Kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët e larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, dhe të strehuar në Prishtinë.

Ai ka shkruar në Facebook se së shpejti Drejtoria e Arsimit do të tregojë detajet e lajmërimit, sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve që të mos humbin orë mësimi.

Shkollat në Shqipëri, në rajonet e prekura më shumë nga tërmeti, do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri më 9 dhjetor, ndërsa në qarqet përreth, përfshirë Tiranën, ato do të hapen më 5 dhjetor.

Ndërkohë, autoritetet kosovare nuk kanë ende një shifër të saktë se sa qytetarë shqiptarë të prekur nga tërmeti kanë hyrë në Kosovë, por vetëm në qytetin e Prizrenit llogariten më shumë se 2 mijë, prej të cilëve 500 në kampin inovativ trajnues kosovaro-gjerman dhe 1500 të tjerë në shtëpitë e prizrenasve, shkruan TCH.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *