Shkolla stimulon nxënësit që ndihmojnë të moshuarit me punë fizike
19/06/2019
0 komente
Shpërndaje

Shkolla stimulon nxënësit që ndihmojnë të moshuarit me punë fizike

Një shkollë e mesme në Iowa u lejon nxënësve të fitojnë kredi për edukim fizik duke ndihmuar të moshuarit.

Ndërsa shumica e nxënësve në mbarë vendin fitojnë kredi PE me aktivitete jashtëshkollore si atletikë dhe grupe marshimi, Qendra Alternative e Mësimit në Dubuque, Iowa, u jep atyre mundësinë për të bërë punë për njerëzit që nuk mund të kenë aftësi fizike.

“Mund të jetë mbledhja e gjetheve, tërheqja e barërave të këqija, prerja e barit, pastrimi i ulluqeve, varet nga ajo që u nevojitet”, tha mësuesi Tim Hitzler për KWWL.

Hitzler thotë se donte ta shtonte punën e oborrit si një opsion për nxënësit për të marrë kredite, sepse nuk është vetëm një mënyrë për shkollën që të ndihmojë komunitetin, por është e dobishme edhe për vetë nxënësit.

“Nxënësit zakonisht nuk janë shumë të ngazëllyer në fillim por sapo përfshihen dhe të fillojnë të bëjnë punë të tilla bëhen më të motivuar”, tha ai. “Ajo që ata me të vërtetë pëlqejnë është A: të ndihmosh njerëzit. Atyre me të vërtetë u pëlqen t’u japin njerëzve ndihmen e tyre”.

 

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *