Rroni, studenti që fiton konkursin ndërkombëtar të arkitekturës
10/07/2019
0 komente
Shpërndaje

Rroni, studenti që fiton konkursin ndërkombëtar të arkitekturës

Një student shqiptar në Universitetin Lund të Suedisë ka fituar konkursin ndërkombëtar të arkitekturës “Sfida e jetesës kolektive në Romë” 2019. Bëhet fjalë për studentin nga Kosova, Rron Bexheti.

Për të përballuar krizën e strehimit në Romë në 2018, u organizua konkursi ndërkombëtar “Sfida e jetesës kolektive” i cili ftoi arkitektë, projektues, studentë e universitete nga e gjithë bota për të realizuar projektin më të mirë për konceptin e një bashkëjetese të përballueshme.

Fituesi i këtij konkursi arkitekture u shpall projekti i Universiteti Lund në Suedi me firmën e 3 studentëve të arkitekturës. Një nga tre studentët ishte kosovari Rron Bexheti, Karin Frykholm dhe Lisa Fransson.

Ky projekt parashikon ndërtimin e banesave të ardhshme në Romë përgjatë 19 km gjatësi të mureve Aurelian që rrethojnë disa pjesë të qytetit. Si synim ka krijimin e politikave të strehimit e të dëshmoj se ky mur historik është i dobishëm për një të mirë të përbashkët për banorët e qytetit.

Gjatë vitit 2018 me mijëra persona protestuan në rrugët e kryeqytetit italian ndaj mungesës së politikave të strehimit. Shumë prej tyre u dëbuan nga shtëpitë që kishin zënë ilegalisht. Kështu numri i të pastrehëve u shtua ndjeshëm.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *