Roli i të rinjve të Lezhës në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm
10/09/2019 Shpërndaje

Roli i të rinjve të Lezhës në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm

Në periudhën Tetor- Nëntor 2018 janë anketuar 100 të rinj nga Bashkia e Lezhës me qëllim matjen e njohurive të tyre mbi: PROFILI I TË RINJVE TË ANKETUAR a. Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals – SDGs) b. Shëndetin Seksual dhe Riprodhues c. Programet dhe shërbimet e Bashkisë për të rinjtë.

Ndërmjet të rinjve që kanë njohuri mbi SDGs rezulton se: a. Interneti (100%) është burimi i vetëm i informacionit për të rinjtë në zonat urbane për pasurimin e njohurive të tyre mbi këtë çështje. b. Gjithashtu Interneti (80%) është burim i rëndësishëm informacioni për të rinjtë në zonat rurale. Shkolla gjithashtu është listuar si burim për marrjen e informacionit mbi SDGs nga të rinjtë e zonave rurale në 20% të të rasteve. Ndërsa institucionet lokale apo Televizioni në asnjë rast nuk janë cituar si burim informacioni mbi SDGs nga të rinjtë e anketuar në zonat urbane dhe rurale.

Të rinjtë janë pyetur në lidhje me angazhimin personal dhe përfshirjen në aktivitete të ndryshme mbi SDGs. Një pjesë shumë e ulët e të rinjve të anketuar (6% e grupmoshës 14-18 vjeç) janë shprehur se janë përfshirë personalisht për arritjen e SDGs. Shumica e të rinjve të grupmoshave të ndryshme (76% e rasteve) janë shprehur se nuk janë përfshirë personalisht në arritjen e SDGs. Një pjesë e konsiderueshme e të rinjve (18% e grupmoshës 14-18 vjeç) shprehen se dëshirojnë të përfshihen, por nuk kanë informacionin e nevojshëm se si mund të ndodhë kjo gjë.

Roli i të rinjve në arritjen e SDGs (sipas të rinjve të anketuar) Pjesëmarrja dhe përfshirja në çështje që janë me interes të lartë për ta. Aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese për çështjet e të rinjve, në përgjithësi. Të rinjtë të mund të kenë ndikim tek bashkëmoshatarët e tyre mbi këto tematika.

Ky Publikim është realizuar nga UNFPA me ekspertizën e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në kuadër të projektit “Leave No One Behind”(“Askush të mos Mbetet Pas”), një Program i përbashkët i OKB-së i nancuar nga Sëiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe zbatuar nga katër agjensi të OKB: UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe UN ËOMEN në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Ky projekt synon fuqizimin e personave vulnerabël në Shqipëri që të kenë akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen publike, që ndikon në jetën e tyre dhe t’i kërkojnë llogari zyrtarëve publikë, duke i mbajtur përgjegjës për dështimet apo arritjet.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.