Retro, këtu mblidhen të gjithë “makino-fanatikët”!
03/09/2019
0 komente
Shpërndaje

Retro, këtu mblidhen të gjithë “makino-fanatikët”!

E dini se në cilin vit, ka hyrë makina e parë në Shqipëri?! Bëhet fjalë për 1913-n, një automjet i markës italiane Fiat dhe pronari i së cilës, ishte një shqiptar nga Çamëria, me mbiemër Sulioti. Këto janë të dhënat më të hershme, të paktën të dokumentuara lidhur me automjetet në vend.

Dihet që vetëm pas viteve ’90 shqiptarët patën mundësi të eksperimentonin me ëndrrën e tyre mbi makinat, duke blerë mjete personale. Gjatë periudhës së komunizmit, “makina” ishte molla e ndaluar, por kjo nuk e frenoi aspak dashurinë dhe pasionin e shumë shqiptarëve mbi mjetin më të famshëm me katër rrota. Deri dje, ishte shumë e vështirë të gjeje informacion mbi koleksionistët shqiptarë të automjeteve, por nga sot, në epokën e botës virtuale, një faqe online ofron për here të pare kurioziteve nga më të ndryshmet.



Retro.al është ideuar dhe krijuar nga Drejtoria e Përgjithëshme e Transportit Rrugor. Në fakt, po t’i hedhësh një sy, platforma online premton të jetë vendi ku ndahet dashuria për mjetet historike si vlera arti, teknologji apo mjeshtëri e krijmtari të paharrueshme. Ky muze virtual, i ka dhënë mundësinë edhe koleksionistëve të rregjistrojnë dhe ekspozojnë mjetet e tyre. Kushdo që disponon një automjet të tillë, mund të regjistrohet në çdo kohë dhe të bëhet lehtësisht pjesë e koleksionit virtual shqiptar.

Fotografi & objekte me histori

Nuk ka justifikime, nëse nuk ke kohë fizike për të vizituar një muze. Koleksioni virtual, të jep mundësinë që të shohësh dhe informohesh shpejt e shpejt, mbi historikun e automjeteve në Shqipëri. Ne kemi zgjedhur disa nga informacionet më pikantet, të cilat mund të shihen në Retro.al.

Foto 1

Hamdi Haxhi Beqiri mund të konsiderohet si drejtuesi më i vjetër në Shqipëri. Kjo patentë, e cila në kohën kur është lëshuar quhej “leje shoferi”, e datës 7 Qershor 1929, është një prej dokumenteve më të vjetër në këtë fushë. Ruhet në koleksion privat në Durrës.

Kjo është makina historike e tipit “Fiat 1100”, prodhim i vitit 1937 dhe sot mban targën DR9322D. Mjeti kaloi në pronësi të Qirjako Ciko në vitin 1957, i cili e bleu në ankand për 62 000 Lekë, shumë e konsiderueshme për atë periudhë, e afërt me pagesën njëvjeçare të një punonjësi. Kjo makinë u përdor për rreth 10 vite nga Z.Qirjako dhe familja e tij deri në vitin 1967. Gjatë kësaj periudhe nuk u lejuan më makinat private. Në vitin 1986, z.Qirjako zbulon një të fshehtë tronditëse për makinën e tij, e cila tashmë qëndronte në oborrin e shtëpisë për gati 19 vite. Vetura ishte përdorur nga Enver Hoxha gjatë Luftës së II-të Botërore, për disa atentate, si dhe për pak vite pas çlirimit ishte në shërbim të diktatorit. Makina u mor dhe u vendos në Muzeun e Enver Hoxhës, që u hap në Tiranë në vitin 1986. Vetëm pas vitin 2006, makina iu rithye familjes Ciko dhe tashmë është pronë e një koleksioni privat.

Modeli i “Fiat 1800”, në ambientet e jashtme të Universitetit të Elbasanit në vitin 1973. Kjo foto është përdorur nga shkrimtarja Shannon Woodcock, në kopertinën e librit “Life is War – Surviving Dictatorship in Communist Albania” ku trajtohen histori shqiptare gjatë regjimit komunist.

Besojeni ose jo, po në Shqipëri janë organizuar edhe gara automobilistike. E para e dokumentuar është kjo e 14 Marsit 1927 në Korçë. Gara u organizuar nga “Shoqata e Automobilistëve” në Korçë.

Evente jo vetëm virtuale!

Edhe pse virtualisht, platforma ju ka dhënë mundësinë koleksionistëve të bëhen pjesë e disa eventeve që janë organizuar dhe vijojnë të organizohen nga Retro. Aktiviteti i fundit, ku u ekspozuan modele të ndryshme makinash historike, ishte ai që ju bashkua “Festës së Birrës” në Korçë.

Dhuro një targë të personalizuar!

Edhe dikush që nuk ka ndonjë interes të madh për makinat, besoj se do të miklohej nga imazhi i një targë me emrin e tij. Nëse keni mbetur pa ide për një dhuratë, hidhi një sy platformës ku nëpërmjet një formulari të thjeshtë, mund të aplikosh për targë souvenir, e cila kushton 1500 lekë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *