Restoranti me traditë shqiptare rrëmben vëmendjen e New York
12/03/2019 Shpërndaje

Restoranti me traditë shqiptare rrëmben vëmendjen e New York

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shqiptarët e suksesshëm kanë hapur restorantet e tyre në të cilat trashëgojnë kulturën e vendit prej nga vijnë. Një prej tyre është edhe Ramiz Kukaj i cili ka hapur një restorant në Bronx që e ka quajtur “Çka ka Qëllu”.

Përmes biznesit të tij, përveçse gjeneron të ardhura, e ka përdorur për të ruajtur kulturën gastronomike të Shqipërisë.
Kështu kritiku gastronom dhe redaktori kolonës ‘Gatimi’ i ‘New York Times Magazine’, Pete Wells, ka bërë një artikull vlerësues për restorantin shqiptar ‘Cka ka Qellu’.

Ambienti i restorantit të kthen pas në kohë, dyshemetë dhe muret e tij duket sikur janë zhvendosur nga ambientet e një ferme tipike shqiptare, dhe grupi muzikor i restorantit, luan meloditë popullore me instrumentet tradicionale shqiptare.

Synimi i këtij restoranti është të ruhet tradita, ndërsa ndërthur kulturën shqiptare si në gatim, në dizenjimin e ambientit dhe në elementë të tjerë identifikues. Disa nga prodhimet autentike shqiptare janë buka e pjekur e shtëpisë, bakllavaja me shurup, apo kafeja turke e zier në sobë janë pjesë e pandashme e restorantit.

Pavarësisht faktit se ku jeton dhe vepron, qoftë edhe përtej Atlantikut, dashuria e madhe për atdheun për kulturën e lashtë, për rrënjët e të parëve, mbeten gjithmonë e pazëvendësueshme. Kjo është dëshmuar në shumë raste shqiptarët e suksesshëm jashtë vendit.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.