Rejana, 4 vjeçarja shqiptare në Londër që dëshiron të bëhet police për të ndihmuar njerëzit
24/07/2019 Shpërndaje

Rejana, 4 vjeçarja shqiptare në Londër që dëshiron të bëhet police për të ndihmuar njerëzit

Kjo është Rejana Brika. Vogëlushja është 4 vjeç. Dëshira e saj më e madhe është të bëhet police në mënyrë që të ndihmojë njerëzit. Sa vjen nga kopështi kërkon të veshë kostumin e saj, uniformën e polices. E ka kthyer në një rutinë të përditshme. S’ka ditë që nuk aktron sikur po kap njerëzit e këqinj. Këtë rol e përjeton prej vërteti, sidomos kur mendon që po shpëton njerëzit.

Ajo jeton në Londër dhe e ka zgjedhur profesionin e saj që tani. Prindërit e Rejanës emigruan në Angli 10 vite më parë. Atje sollën në jetë 4 vjeçaren dhe motrën e saj më të madhe, të cilat rriten çdo ditë me ëndrra. Një prej tyre është të bëhet police dhe të ndihmojë të mirët. Përmes televizorit mësoi se çfarë bëjnë policët dhe më pas u inspirua për të vendosur të bëhet dhe ajo e tillë sepse i pëlqen të ndihmojë njerëzit. https://www.facebook.com/www.pozitivi.org/videos/361189931487090/

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.