Rei, i vetmi djalë në 10 maturantët më të mirë në Shqipëri
30/08/2019
0 komente
Shpërndaje

Rei, i vetmi djalë në 10 maturantët më të mirë në Shqipëri

Rei Guri është 18 vjeç dhe ka mbaruar shkollën e mesme te gjimnazi “Petronin Luarasi”. Ka dalë një në katër 10 maturantët më të mirë në Shqipëri. Në dhjetëshe Rei është i vetmi djalë ndërsa 9 nxënëset e tjera janë vajza.

Ky raport sipas të riut vjen për faktin se djemtë nuk i përkushtohen shumë shkollës por janë më shumë të orientuar drejt sporteve dhe shoqërisë, ose thënë ndryshe drejt hobeve të adoleshencës.

Për të arritur këtë sukses 18 vjeçari ka studiuar rreth një orë në ditë ose më shumë sistematikisht. Çelësi i suksesit sipas tij është të jesh sitematik, të jesh i vëmendshëm në klasë dhe ta marrësh gjithçka me pozitivitet. Ndryshe nga nxënësit e tjerë që zakonisht stresohen gjate periudhes se shkolles.

Lënda ku ka pasur më shumë vështirësi ishte letërsia, ndërsa e preferuara e tij ishte matematika. Studimet e larta ka vendosur ti kryejë për Mjekësi të Përgjithshme. E ka zgjedhur këtë degë sepse i duket profesion human dhe është vazhdimisht në kontakt me njerëzit. Zgjedhjat është e tij por gjithashtu ka pasur edhe mbështetjen e familjes.

Në fund Rei jep edhe disa këshilla të vlefshme për të gjithë gjimnazistët: Të shikojnë rreth të ardhmes së tyre dhe ti vënë një qëllim vetes. Ndoshta mund të kenë synim të kapin një degë të caktuar dhe duhet të punojnë me mesataren. Ose mund të kenë synim për të shkuar jashtë dhe duhet të shikojnë rreth procedurave të aplikimit. Mesazhi që mund të jap është të kenë më shumë besim te vetja. Shikojeni shkollës si një aktivitet të ditës tuaj ku ti po informohesh më shumë dhe po zhvillon veten.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *