Qytetari turk bëhet shqiptar në moshën 90 vjeçare
16/11/2018
0 komente
Shpërndaje

Qytetari turk bëhet shqiptar në moshën 90 vjeçare

Fikret Tevfik Oktay, qytetar turk nga Ankaraja por me origjinë shqiptare nga babai ka marrë pasaportën shqiptare në moshën 90 vjeçare. I moshuari ka bërë realitet një ëndërr të kahershme dhe tashmë mundet t’i jetojë vitet e tjera si shqiptar.

Babai i 90 vjeçarit ka qenë shqiptar dhe ushtarak madhor në ushtrinë e Perandorisë Osmane e më pas në ushtrinë e Ataturkut me të cilin  kishin miqësi personale.

Tevfik, i cili ka lindur në 1928-ën në Turqi, Ankara nga prindër shqiptarë ka marrë shtetësinë shqiptare për të nderuar kujtimin e babait të tij.

Lidhjet me Shqipërinë i kishin shkëputur totalisht për shkak të luftërave të zhvilluara në rajonin e Ballkanit dhe ato botërore. Edhe vetëizolimi i vendit tonë, i bëri të pamundur komunikimet me botën e jashtme. Avarësisht rrethanave familja e Oktayt dhe të afërmit e tyre në Shqipëri nuk e harruan kurrë lidhjen familjare, për vite me rradhë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *