Qytetarët e Kamzës ngrenë krye, “luftë” për të drejtat e tyre
17/08/2017 Shpërndaje

Qytetarët e Kamzës ngrenë krye, “luftë” për të drejtat e tyre

Disa ditë më parë banorët e Kamzës kanë protestuar para bashkisë së kësaj zone, për hedhjen e mbeturinave pranë banesave të tyre. Protesta është zhvilluar për disa ditë rradhazi, banorët kanë kërkuar takim me kryetarin e kësaj bashkie Xhelal Mziu, por nuk kanë mundur. Mziu në një prononcim për mediat u shpreh se situata është e pakëndshme por “konform me ligjin”

Hedhja e mbeturinave dhe djegja e tyre në Kamëz është një problematikë e rëndë, ç’ka ka bërë që banorët të ngrihen në protesta për të drejtat e tyre. Kamza është klasifikuar shpesh një qytet i zymtë, ku banorët vetëm shikojnë punën dhe nuk dinë të ngrenë zërin kundrejt shkeljeve e padrejtësive që iu bëhen… Kështu thonë ata që jetojnë jashtë këtij qyteti, por e vërteta është ndryshe. Qindra banorë kanë protestuar para bashkisë dhe nëpër qytet së fundmi. Ndonëse jo të gjithë janë të ndërgjegjësuar të marrin një iniciativë të tillë, por ky grup që u mblodh 8 ditë më parë vërtetoi se jo githçka është e zezë në këtë qytet. Ky qytetar i Kamzës që shihet në videon e mëposhte e sjellë për pozitivi.org nga një aktiviste, tregon më së miri që di të kërkojë të drejtën e tij duke kundërshtuar haptazi strukturat shtetërore.

Në këtë protestë kanë marrëpjesë edhe fëmijët, siç shprehet zotëria në videon e mëposhte. Tymërat, djegiet, mbetjet dhe era e keqe nga mbetjet spitalore që digjen aty e kanë bërë të pamundur jetesën në këtë vend. “Aty nuk jetohet, o të na zhdukin fare prej aty ose të marrë mas qeveria. Diçka e turpshme që nuk pranohet”, shprehet ndër të tjera qytetari në videon e mëposhtme. Një e drejtë themelore e njeriut sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është “liria e tubimit dhe e organizimit. Çdokush ka të drejtën e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit me të tjerët, duke përfshirë të drejtën e themelimit me të tjerë të sindikatave dhe të pjesëmarrjes në to për mbrojtjen e interesave të tij.

Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ky nen nuk ndalon kufizime të ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të policisë ose të administratës shtetërore”, shkruhet në Konventë. Qytetarët e Kamzës po kërkojnë një të drejtë themelore, kanë ngritur “krye” duke protestuar për hedhjen dhe djegjen e mbeturinave, që po jua bën jetën “sterr”.


VIDEO:

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.