Qeveria si “Maliq”, sa herë ka tentuar këto dekada të kontrollojë median me dhe pa ligj
13/12/2019 Shpërndaje

Qeveria si “Maliq”, sa herë ka tentuar këto dekada të kontrollojë median me dhe pa ligj

Gazetaria shqiptare është në ditët e saj më sfiduese. Këto ditë përfaqësues të medieve kombëtare dhe ndërkombëtare janë bashkuar në një anë duke kundërshtuar paketën anti shpifje të propozuar nga mazhoranca në Parlament, që pritet të miratohet në Kuvend brenda këtij viti, por nuk ia dolën dot pasi ajo u miratua nga Kuvendi. Ky projektligj ka marë etiketime si: “Polici morale”, “Agjensi censure”, “Gjykatë anti media”. Po sa herë është tentuar në vite gjatë këtyre 3 dekadave të ndërhyhet në media në emër të së mirës publike? Në emër të ligjit? A do të jetë kjo goditja finale ndaj medias, e ndërmarë nga Kuvendi, e mbështetur fuqimisht nga qeveria nën pretekstin e luftimit të fenomenit të lajmeve të rreme, do t’i lejojë një autoriteti publik të kontrolluar nga qeveria të mbyllë dhe bllokojë faqet informative në Internet? Pozitivi.org sjell rastet e mëparshme kur është tentuar të kontrollohet media në Shqipëri me ligj ose me “Maliq”, e si kanë përfunduar ato përpjekje.

MEDIA VS PUSHTETI NË 3 DEKADA

Pushteti i katërt, MEDIA, ka kaluar në mjaft peripeci në 3 dekada demokraci në vendin tonë. Sulme direkte por edhe nëpërmjet nismave ligjore janë vënë re në vazhdimësi nga të gjitha pushtetet. ‘Bezdinë” ndaj Medias e kanë ndjerë të gjitha qeveritë, e kjo ka sjellë dhe sulmet e këtyre të fundit ndaj medias në Shqipëri.

Vwmendja ndaj fjalës së lirë nisi shumë shpejt pas rrëzimit të diktaturës komuniste.

Mbyllje gazetash, televizionesh e portalesh. Por edhe më keq. Përndjekje pwr gazetarë e pronarë mediash, reporterw në qeli, djegje të një gazete apo dhe vënien e drynit të një televizioni kemi parë me sy në këto 30 vite.

Ligji, edhe “Maliqi” ka ushtruar presion ndaj fjalës së lirë. Mazhorancat kanë ndërhyrë në nisma ligjore, të cilat në fakt i vinin në ndihmë kontrollit që synonte pushteti ndaj medias.

KOHA JONË-ARRESTIMET E GAZETARËVE

Shtypi i shkruar ishte ai që fitoi një terren të rëndësishëm pas viteve ‘90, e qëndrimet e gazetarëve në fakt shiheshin me lupë nga pushteti. Në dekadën e parë të viteve ‘90 lulëzimi i përkiste shtypit të shkruar. Ishin disa prej tyre që u hapën dhe numri i kopjeve që shiteshin ishin me mijëra. Informacioni përthithej shumë shpejt nga publiku, i cili në fakt kishte gjysëm shekull në komunizëm. Natyrshëm kjo nuk i vinte për shtat pushtetit të kohës. Informacioni që rridhte në gazetë shpesh nuk ‘kapërdihej’ nga pushteti. Ndaj sulmet e para nisën ndaj gazetarëve. Presionet ishin prezentë e kulmi arriti në vitin 1994. Pikërisht në Dhjetor të vitit 1994 dy gazetarët Aleksandër Fangaj dhe Martin Leka publikuan një shkrim në gazetën “Koha Jonë”, ku shpjegohej se si qeveria e kohës përmes një urdhri të brendshëm sekret u hiqte ushtarakëve mbajtjen e armëve jashtë reparteve,edhe pse ligji i miratuar në Parlament ua lejonte këtë. Ky u konsiderua si sekret shtetëror nga pushteti i kohës, dhe për këtë arsye u mor një urdhër arresti ndaj dy gazetarëve.

Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka ishin të parët gazetarë që përfunduan në pranga. Ata u arrestuan ndërsa dënimi i tyre u vulos nga institucionet e drejtësisë së kohës me 2 vite burgim.

Fillimisht  doli nga qelia ishte Aleksandër Frangaj, të cilit Presidenti i kohës Sali Berisha i fali dënimin e marrë nga gjykata.

Ndërkohë gazetari Martin Leka në shkallën e parë u dënua me 2 vite burgim me akuzën e nxjerrjes së sekretit shtetëror, ndërsa Gjykata e Apelit, e kryesuar nga Prel Martini la në fuqi të njëjtin dënim, por tashmë me një akuzëtë ndryshuar: “Shpifje dhe fyerje”.

Martin Leka qëndroi për plot 90 ditë në qeli dhe lirimi i tij erdhi swrish  pas dekretit të Presidentit të kohës Sali Berisha. Dekret,i cili në fakt erdhi pas presionit të fortë të ndërkombëtarëve, çka tërhoqi pushtetin e kohës një hap pas.

Në një ditë të vetme në zyrën e presidentit janë dërguar plot 84 fakse nga Ambasadat e huaja për lirimin e gazetarëve, e ndaj vendimi u duk i pashmangshëm për Sali Berishën.

Edhe në qeli Martin Leka nuk e lëshoi penën nga dora, megjithëse në gjithë këto vite nuk ka folur shumë për atë periudhw pas hekurave. 

*Martin Leka në qeli

Vetë Martin Leka e ka konsideruar arrestimin e tij si një dënim nga pushteti i kohës, qëndrim i dhënë ky 25 vite pas arrestimit të tij.

Martin Leka:

“Shkrimi ishte sebepi, sepse “Koha Jonë” kishte një valë të gjerë persekucioni psikologjik, por edhe real. Ky ishte një akt i mirëfilltë politik që kishte lidhje me lirinë e shprehjes dhe të mendimit. Një akt kundër lirisë së gazetës “Koha Jonë”. Aleksandri doli i pafajshëm dhe u lirua nga salla e gjyqit dhe unë u dënova me 2 vite e gjysmë burg.Ishte nxjerrja e sekretit shtetëror. Më pas në Gjykatën e Apelit që u zhvillua në prill, përsëri u dënova me një vit e gjysmë burg nga një trup gjykues i kryesuar nga Prel Martini, kryetari i Gjykatës së Apelit. U dënova prapë me të njëjtën sasi burgu, por tashmë me një akuzë të ndryshuar: Shpifje e fyerje, dhe iku akuza për sekret shtetëror”.

Pushteti nuk gjeti qetësi përballëmedias. Gazetarët vijonin punën dhe shkrimet e tyre në fakt kishin një impakt të madh nëopinionin publik nëvend. Shtypi i shkruar, i cili kishte marr një hov tëripas viteve ’90, tentonte të hidhte më shumë dritë mbi punën dhe veprimtarinë e qeverive. E kjo nuk ishte e thjeshtë. Sulmet e pushtetit ndaj fjalës së lirë vijuan dhe tentativat për të vënë nën kthetra mediat ishin të vazhdueshme. Pas sulmeve direkte ndaj gazetarëve tashmë pushteti po orientohej tek pronarët e tyre.

2 mars 1997 gazeta më e madhe në vend “Koha Jonë”, u shkrumbua nga flakët. Gazeta, e cila shiste rreth 80 mijë kopje në ditë, u përfshi nga flakët rreth orës 01 00 pasmesnate. Të gjithë deklaronin me zë të lartë se gazeta u dogj nga “segmente të brendshme të shtetit”, por ende sot nuk kemi një fajtor.

DJEGIA E GAZETES KOHA JONE

Gazeta “Koha Jonë” nuk doli në treg për 40 ditë. Më në fund shteti ia kishte arritur qëllimit të shuante zërin më të fuqishëm mediatik të kohës.

Reagimet ishin të forta nga ambasadat, shoqatat e gazetarëve apo dhe opozita e kohës. Përfaqësues të mediave të huaja mbërritën nëShqipëri dhe e cilësonin këtë akt si “Ngjarje e padëgjuar më parë”.

Me djegien e gazetës së parë të pavarur dhe më me ndikim të kohës, synohej të eliminohej një nga zërat më të rëndësishëm mediatik të kohës. Por heshtja zgjati vetëm 40 ditë, aq saju deshgazetës që të ridilte në treg.

Botuesi I gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi ka bërë gjithnjë përgjegjës Partinë demokratike dhe ish presidnetin Berisha për djegien e gazetës. Por dhe pse PD kaloi në opozitë në ’97 Nikoll Lesi nuk gjeti qetësi, pasi sipas tij nuk u bë drejtësi. Në një intervistë televizive Nikoll Lesi deklaronte në vitin 2017 se PD-ja e dogji gazetën por ai zhgënjimin e ka patur me Fatos Nanos, të cilit thotë se i kërkoi hetimin e kësaj çështje. Ishtë një zhgënjim në kërkim të së vërtetës. Por Lesi thotë se ende sot nuk ka ndaluar në kërkim të së vërtetës për djegien e gazetës.

NIKOLL LESI:

“Djegia e gazetës ‘Koha Jonë’ akoma nuk është zbardhur. Ka një vendim të Gjykatës së Lartë, që i ka rrëzuar disa vendime sepse ka 19 vite që vjen e shkon nëpër Gjykata.Kjo gjykatë ka dhënë një vendim të vonuar por të drejtë. Ata kanë shkruar se është djegur nga pushteti i kohës. Tashmë çështja është në Prokurori. Mendoj se do të shkojë drejt Strasburgut. Akti i djegjes së redaksisë nuk është thjesht djegie kompjuterësh, por është akti më makabër që një pushtet ka bërë ndaj një media të lirë”.

Sa herë që politika dhe pushteti ndjehen të kërcënuar nga e vërteta, veprimi i parë që kanë bërë është sulmi. Në tre dekada sulmi ndaj medias ka qenëme forma të ndryshme ndaj atyre që nuk e paraqesin realitetin siç e do pushteti.Por në historinë e vendit djegia e gazetës “Koha Jonë” mbetet modeli më i egër i hakmarrjes ndaj një medie.

SULMI NDAJ TOP CHANNEL

Në dekadën e parë pas shembjes së regjimit komunist shtypi i shkruar kishte fuqinë e informimit, ndërsa në dekadën e dytë ishin televizionet.

Rreth viteve 2000 lindën dhe televizionet e para private. Ekrani fitoi më shumë terren dhe kjo nuk u mirëprit nga qeveritë e kohës. Nuk mund të pranonin pushtetin e medias ndaj dhe sulmet ishin nga më të ndryshmet.

Ajo që u vu re ishte se investiminë televizione e gazeta ishte një tendencë e re për biznesmenët në vitet 2000,me qëllim krijimin e një “lloj mburoje” në mbrojtje dhe forcim të interesave të tyre, duke bërë që tregu mediatik të pësojë njëzhvillim të madh, në numër dhe në cilësi.

Një nga televizionet e para private që u vu në shenjestër të qeverisë së kohës që sapo kishte kishte marrë pushtetin në vitin 2005, ishte Top Channel. Si gjithnjë në emër të ligjit, u sulmua kontrata e TV më të madh në vend të instaluar në një objekt shtetëror me kontratë ligjore me shtetin shqiptar. Kontrata u tentua të prishej në mënyrë të njëanshme nga qeveria.

Tentative e parë nëpërmjet ligjit nisi me anë të një shkrese zyrtarë t ëish Ministrit të PD Genc Ruli, i cili në fund të mandatit të tij në shtator të vitit 2009. Ish Ministri democrat i Ekonomisë, Genc Ruli, vendosi pa asnjë paralajmërim, në ditët e tij të fundit si ministër, për të ndërprerë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe të menëhershme me Top Channel. Në letrën që I drejtohej Top Channel në antë kohë, Ministri Ruli I referohej ligjit për zgjidhjen e njëanshe të kontratës, por nuk thoshte asgjë për kushtet ligjore të kontratës mes Ministrisë dhe shoqërisë “Top Channel”, e cila kishte vlerë ligjore deri në vitin 2025, me të drejtë rinovimi.

 Ministri nuk dha shpjegime ligjore se pse po prishte kontratën, në një kohë që “Top Channel” i kishte plotësuar të gjitha kushtet, madje i kishte tejkaluar, si për sa u takon investimeve, ashtu edhe për numrin e të punësuarve.

Kjo letër përballi në Gjykatë kompaninë Top Channel dhe qeverinë e PD. Beteja zgjati për rreth 4 vite, ndërsa vendimet në fakt shkonin në favor të qeverisë megjithëse Top Channel vijonte aktivitetin e tij tek ndërtesa e ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”.


Arsyeja e sulmeve në atë kohë sipas televizionit Top Channel ishte politike nga denoncimet që ky televizion bëri ndaj aferave të qeverisë së kohës. Duke qenë se ligji ishte në favor të televizionit përpjekjet për ti vënë gjoba të majme nuk munguan. Kontrollet Tatimore zbarkonin në këtë television, me qëllim gjetjen e ndonjë shkelje.

Kulmi i përplasjeve arriti me gjobën 12 milion euro ndaj Digitalb-it, me akuzën për kontrabandë produktesh, gjë që çoi në një protestë para Kryeministrisë të të gjithë elitës drejtuese e stafit të TOP-it, në pranverë të 2007-ës. Në ballë të protestës ishte vetë themeluesi dhe pronari i Top Channel, Dritan Hoxha që të gjithë e njohin si Tani i Topit.

PIRAMIDA KOMPLEKS PARLAMENTAR?

Pasi nuk ja doli me ligj e me shkresë për të “zhdukur” nga Piramida Topin, qeveria mendoi një skemë tjetër. Në fillim te vitin 2010 u shfaq një publik një nismë e re, ku në truallin ku ndodhej Piramida të ndërtohej godina e Parlamentit të Ri. Ishte kryetarja e Kuvendit të kohës Jozefina Topalli, e cila riktheu në opinionin publik një nismë të vitit 2007, ku kërkohëj ndërtimi i një kompleksi të ri parlamentar.

Pas diskutimeve në Kuvend, në 21 tetot të 2010 Kuvendi miratoi me votat e demorkatëve ligjin që parashikonte ngritjen e Kompleksit të ri Parlamentar në truallin ku ndodhej Piramida. Kjo u kundërshtua ashpër nga socialistët dhe nga ish kryebashkiaku i Tiranës në atë kohë Edi Rama. Madje ligji përfundoi në Gjykatën Kushtetuese.

Demokratët nuk u ndalën. Ata vijuan sërish me tentativën për shembjen e Piramidës, çka në fakt do të sillte dhe lëvizjen e një nga televizioneve më të mëdha, Top Channel.

Një tjetër nismë ligjore përmes një projektligji u bë publike në fillim të vitit 2011.

Ishin 38 deputetë të Partisë Demokratike ata të cilët depozituan në protokollin e Kuvendit, në datën 1 mars 2001 projektligjin “Për Ndërtimin e Kompleksit Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë”. Edhe ky projektligj parashikon ndërtimin e Kuvendit të ri, në vendin ku ndodhet Piramida sot. Procedurat u zhvilluan me shpejtësi nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ndërsa për përzgjedhjen e projektit fitues u angazhua dhe një juri ndërkombëtare. Pas konkursit ndërkombëtar, me 25 mars të 2011 u shpall fituese për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentari Projekti vjenez. Juria që e dha këtë vendim kryesohej nga Johannes Ibelings dhe kishte si anëtarë të saj Imad Hassan, Mario Struzzi, Agron Lufin dhe Florian Nepravishtan. Mësohet se projekti fitues ka arritur që të marrë 88 pikë gjithsej, përfshirë këtu edhe vlerësimin e publikut, i cili ka mbërritur prej votimeve në faqen elektronike të Kuvendit. Dhe vetëm pak muaj më vonë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 14 korrik të 2011 në seancë plenare pa praninë e opozitës p/ligjin “Për ndërtimin e kompleksit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë”, që i hapi rrugën procedurave të mëtejshme për përfundimin e këtij projekti në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit, si dhe ligjin për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2011. Me 72 vota pro, Kuvendi i dha “OK” këtij ligji, që bën të mundur ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar tek Piramida.

Vendimi për ngritjen e Kuvendit të ri të Shqipërisë është kundërshtuar dhe nga bashkia e Tiranës, e cila e ankimoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Por, kjo e fundit, në një seancë në muajin qershor të 2011, rrëzoi pretendimin e Bashkisë së Tiranës për pezullim të vendimit të Kuvendit, të miratuar më 21 tetor 2010 “Për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar”.

Edhe votimi i ligjit të ri në korrik të 2011 përfundoi në Kushtetese nga socialistët, por pati të njëjtin fat duke u rrëzuar ndërsa në fuqi ngeli ndërtimi I Komplesit ë ri në truallin ku ndodhej Piramida.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar arsyetimin e rrëzimit te kërkesës se deputeteve socialiste për shpalljen si antikushtetues te ligjit për ndërtimin e Parlamentit te ri. Sipas vendimit të shpallur me datë 8 majt 2012, Gjykatës Kushtetuese argumentonte se PS nuk legjitimohet si kërkues pasi në lidhje me prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e Parlamentit të Ri, nuk është as subjekt në konflikt e as subjekt i cënuar drejtpërdrejt nga konflikti.

EKSTRAKT NGA VENDIMI I GJ.K

“Nisur nga sa më sipër mendoj se në çështjen konkrete jo më pak se një e pesta e deputetëve nuk legjitimohen të vënë në lëvizje një gjykim kushtetues. Duke bojkotuar punimet e Kuvendit, ditën që do të merrej në shqyrtim ligji objekt kundërshtimi, në zbatim të një mandati detyrues që buron nga qenia e grupit të deputetëve anëtarë të një partie politike, ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrimet kushtetuese dhe në këtë kuptim nuk mund të përfitojnë nga e drejta që ju njeh neni 134/1/c i Kushtetutës”.

I PLOTË VENDIMI I GJ.K

https://amf.gov.al/files2/File/Publikim%20i%20vendimit%20t%20Gjykats%20Kushtetuese%20vendim%20nr.%206,%20dat%2017.02.212.pdf

Por deri në përfundim të mandatit qeverisës të vendit nga demokratët në 2013,nuk u ndërmor asnjë akt për shembjen dhe mandej ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar. Financat ishin problem ndaj dhe nuk nisi kurrë prishja e Piramidës, çka do të sillte dhe largimin e Top Channel nga Piramida.

Megjithatë tentativat për largimin e Top-it nga Piraminda nuk ndaluan. Pak muaj përpara se sa demokratët të largoheshin nga pushteti ndërmorën një tjetër akt kundër Top Channel. Në mars të 2013 u kërkua largimi i menjehershme i Top Medias nga Piramida, e kjo referuar shkesës që Ish Ministri Genc Ruli kishte ndërprerë kontratën me Top Channel në mënyrë të njëanshme, duke kërkuar që në fakt trualli ti kalonte ish – pronarëve. Pas një ëprballje të gjatë në dyert e gjykatës pushteti politik në fakt fitoi përballë medias, ndaj me një shkresë urdhëronte largimin e menjëhershëm të Top Medias nga Piramida.

SHKRESA PER LARGIMIN E TOP CHANNEL NGA PIRAMIDA/ MARS 2013

Kjo shkresë solli protesta të stafit të Top Channel por dhe shoqatave të gazetarëve. Godina ishte e rrethuar me policë për disa ditë me radhë ndërsa edhe stafi i Top Channel vijonte të qëndronte në mbrojtje të televizionit.  

Top Media e vënë nën presion nga pushteti për vite me radhë, që prej 2005 kohë kur PD erdhi në pushtet, vetë pronarët e Top-it morën masat për largimin e tyre nga Piramida. Në 2009 do niste projektimi i zhvendosjes graduale të televizionit dhe më pas kalimi hap pas hapi te godina e re në Kashar, ku janë edhe sot.

SI E PERENDUAN AGON CHANNEL

Në 2013 një television i ri u shfaq në tregun shqiptar. Biznesmeni italin Francesco Becchetti vendosi që bizneset e tij të shtriheshin edhe në media. Agon Channel ishte një dritare e re, e cila pas investimeve dhe blerjes së disa zërave të rëndësishëm krijoj jo pak zhurmë dhe shqetësim për qeverinë e re të Edi Ramës. Skandale të shumta të pushtetit u publikuan nga Agon Channel, që nga blerja e votove në 2015 përmes kartave të identitetit e deri tek dhuna barbare që ushtrohej në institucionet publike, siç ishte rasti i Shkodrës.

Dasma e ish Ministrit të Punës Erion Veliaj në Gjirokastër, por dhe skandali i publikuar nga Agon për fyerjen që Kryeministri i bëri në një darkë private bashkëshortës së Veliajt trazuan jo pak Edi Ramën.

Kryeministri nisi të thurte planin e sulmit ndaj kësaj medieje.  Pak më shumë se dy vite nga fillimi i transmetimeve të Agon Channel, më 8 qershor 2015 pronari i këtij TV Francesco Becchetti u shpall në kërkim, pasi u akuzua nga Prokuroria për krim financiar (pastrim parash dhe mospagim të taksave), duke iu bllokuar të gjitha llogaritë bankare. Por punonjësit kanë vazhduar punën pa u paguar për disa muaj me radhë. Ndërkohë pas bllokimit të llogarive bankare, borxhi i Agon Channel u shtua edhe ndaj OSHEE-së, e cila me 10 tetor 2015 vendosi që të ndërpresë dhe energjinë elektrike në godinën e televizionit, çka solli dhe fikjen e sinjalit.

MOMENTI I FIKJES SË DRITAVE NË AGON CHANNEL


Por pronari i Agon Channell Francesco Becchetti vendos të mos pajtohet me këtë vendim të qeverisë dhe e padit atë në Arbitrazhin ndërkombëtar. Pas 4 vitesh përballje përballë gjykatës më të rëndësishme, në 15 maj 2019 shpallet vendimi ku shteti shqiptar humbet përballë pronarit të Agn Chanel Francesco Becchetti. Biznesmeni italian, Francesco Becchetti ka fituar gjyqin në Gjykatën e Arbitrazhit në Uashington sa i takon padive të ngritura rreth Agon Channel, kompanive energjetike dhe investimeve të bëra nga italiani. Mësohet se ky vendim është marrë më datë 24 prill 2019  dhe flitet që Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit italian një shifër mbi 100 mln euro.

POR SIGURISHT NUK MBARON KËTU…

Sulmet ndaj medias nuk kanë ndalur për asnjë cast, e kjo shpesh është bërë edhe nëpërmjet ndërhyrjeve në ligje.

Pasi u shqetësuan nga televizionet një tjetër dritare mediatike është vënë nën sulmin e qeverisë. Media on line mori një zhvillim të vrullshëm, ndërsa zhvillimi i teknologjisë ebëri  këtë media shumë lehtë të aksesueshme nga të gjithë. Zhvillimi i saj ishte i vrullshëm, ndërsa sot në Shqipëri janë më shumë se 800 portrale informative on line. Natyrshëm kontrolli fizik apo financiar i tyre u bë më i vështirë për qeverinë. Tani duhej Ligji, që ti shkonte për shtat ‘Maliqit’. Tentativat ishin të hershme. Nisën që me ardhjen në pushtet të socialistëve në 2013 dhe vetëm dy vite më vonë në 2015 erdhi dhe nisma e parë e qeverisë me Kryeministrër Edi Ramën për kriminalizimin e shpifjes.

Projektligji i qeverisë i firmosur nga ministrja për marrëdhënien e parlamentit Ermonela Felaj, me nismë të kryeministrit Edi Rama, synon të kriminalizojë shpifjen ndaj zyrtarëve të lartë duke e dënuar atë me deri tri vjet burg.

“Shpifja e kryer botërisht ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, me qëllim atribuimin atij të një fakti që parashikohet nga ligji si vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

KRIMINALIZIMI I SHPIFJES

Në relacionin që shoqëronte këtëprojektligj, thuhej se arsyeja e propozimit të kësaj dispozite është ajo e penalizimit të cilitdo që, duke abuzuar me lirinë e shprehjes, përhap qëllimisht, me çfarëdolloj mjeti dhe mënyre, shpifje ndaj një zyrtari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, të natyrës të tillë që i ngarkon këta të fundit me fakte që ligji penal i parashikon si vepra penale.

Vetë Rama deklaronte në fillim:

Por reagimet ishin të forta.

Opozita e cilësoj këtë nismë si rikthim të nenit 55 të ligjit për “Agjetacion dhe Propagandë” të regjimit kominist.

LULZIM BASHA:

“Burracaku Rama kërcënon me burg mediat dhe gazetarët që nuk arrin ti shantazhojë apo blejë e që kanë kurajon të nxjerrin në dritë skandalet, korrupsionin, vjedhjen, ortakërinë e tij me krimin. E di dhe vetëky kokosh poturembushur se nuk ka asnjë shans të trembë askënd. Era e hajdutërisë së tij dhe bandës së tij po qelb Shqipërinë. Nuk shpëton dot me marifete të tilla. Nuk do tëe arrijë kurrë ti mbylle gojën as opozitës, as medias së lirë e as qytetarëve. Ai dhe banda e tij do te japin llogari”.

Shoqatat në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve reaguan ashpër. Nuk mund të pranonin një nismë të tillë, e cila sipas tyre vinte në kundërshtim të konventave Europiane.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Unioni I Gazetarëve Shqiptarë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, Rrjeti Investigativ Birn. AIS / Open Data Albania:

“Jemi thellësisht të shqetësuar sepse ky nen mund të përdoret kundër mediave që në punën e tyre, denoncojnë raste të abuzimit të funksionarëve publikë me detyrën.Ky është një kthim pas në drejtim të lirisë së shprehjes, pasi shpifja dhe fyerja si vepër penale janë hequr nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në shkurt të 2012, me dakordësinë e mazhorancës e opozitës së asaj kohe, pas një presioni disavjeçar të shoqatave të mediave dhe të organizatave ndërkombëtare”.

Pas reagimit të fortë kryeministri Edi Rama sqaroi se në fakt nisma e qeverisë së tij ishte keqkuptuar. Duke kërkuar ndjesë Rama lajmëron përmes rrjeteve sociale dhe tërheqjen nga kjo nismë. Kryeministri Rama thanë atë kohë se kjo nismë nuk ka lidhje aspak me mediat, duke bërë kështu një hap pas.

EDI RAMA NË FACEBOOK:

“Asnjë lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet të jetë vepër penale për çdo politikan që paguhet me taksat e popullit. Edhe neni përkates duhet të reflektoje këtë qëllim që e kam shprehur publikisht me kohë. Ndjesë që ka hapur shteg për një keqkuptim të madh!”

KOMENTET NË MEDIAT ONLINE

Zhvillimi i teknologjisë dhe medias onlinë ngriti jo pak shqetësimë për zyrtarët dhe politikën. Ishte ish Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ajo që ndërmori e para nismën për kontrollin e komenteve me gjuhë urryese në shkrimet e medias online.

Në 22 janar të vitit 2015, kohë kur zonja Bregu ishte deputete e opozitës shpalli për herë të parë nismën e saj, e cila kërkonte kontroll më të rreptë ndaj komenteve negative në lajmet on line. Nisma u paraqit në komisioninn e ligjeve në nga deputetja e PD Majlinda Bregu, e qëllimi i saj ishte pikërisht fshirja e komenteve negative nga vetë media onlinë menjëherë pas shqetësimit të ngritur nga personi që cënohej nga komentet. Por Majlinda Bregu në fakt zgjodhi që këtë nismë ligjore mos ta përfshinte në Ligjin e Medias, ligj të cilit ju deshën më shumë se 10 vite për tu miratuar me konsensus, por përmes ndryshimeve në Kodin Civil. Ish ministja kërkonte që nenit 617 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë të shtohej edhe neni 617 fraksion 1.

Kjo nismë në fakt prekte të gjitha llojet e mediave të cilat kishin edhe një faqe online. Nisma që mund të konsiderohet edhe si “nisma që mbron nderin” do ishte në dorë dorë të Administratorit të faqës, ndërsa dëmi do të paguhej sipas rastit.

PJESË NGA NISMA E MAJLINDA BREGUT:

“Nëse komenti që cënon nderin, personalitetin apo reputacionin e një personi është klasifikuar për publikim nga administrator i një portal elektronik, ai është i detyruar ta fshijë komentin menjëherë sapo njoftohet nga personi që pretendon cënimin e nderit, personalitetit apo reputacionin e tij nga një koment ipublikuar  në portal elektronik. Mosfshirja e menjëhershme e komentit sipas kërkesës së personit të cënuar në nderin, personalitetin apo reputacionin e tij, e ngarkon administratorin e portalit elektronik me përgjegjësi për dëmin e shkaktuar.

Nëse shkruesi i komentit është një person i identifikueshëm, përgjegjësia e administratorit të portalit elektronik është solidare sëbashku me të. Nëse shkruesi i komentit është një person i paidentifikueshëm, atëherë me përgjegjësi për dëmin e shkaktuar ngarkohet vetëm administrator i portalit elektronik që ka lejuar publikimin e komenit apo nuk ka marrë masat e nevojshme për fshirjen në kohë të tij”.

Ndërkohë në nismën e zonjës Bregu, kërkohej që autoriteti përgjegjës për Komunikimet Elektronike të mbikëqyrë zbatimin e këtij detyrimi për çdo media on line, ndërsa kërkonte që të merreshin masa për të mos lejuar aksesin publik në portalin elektronik nëse nuk janë publikar të dhënat e plota të administratorit të portalit dhe mënyrat e komunikimit me të.

Nisma e Majlinda Bregut hasi menjëherë në rezistencën e drejtuesve tëmedias on line në vend. Ata e konsideruan një tentativë për të vënë nën kontroll këtë dritare të re komunikimi. Nisma qëndroi për disa kohë në sirtaret e kuvendit, ndërkohë vetë qeveria në vitin 2018 ndërmori një nismë ligjore për rregullimin e medias on line. Ndërsa kjo nuk u diskutua në mënyrë finale një tjetër nismë ligjore u shfaq në horizont në 2018.

PAKETA ANTISHPIFJE

Përpjekja për tëushtruar kontroll mbi informacion në media nuk ndali nga qeveria e majtë në mandatin e saj të dytë. Qeveria ndërmori një tjetër paketë ligjore në dhjetor të 2018, e njohur si “PAKETA ANTISHPIFJE”, qeveria ka ndërhyrë në dy ligje të rëndësishme  nëpërmjet amandamenteve në ligjin  “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për komunikimet elektronike”.

Kriminalizimi i shpifjes nuk është nisma e parëe mazhorancës së majtë. Pasi erdhi në pushtet në 2013, dy vite më pas qeveria e kryeministrit Edi Rama kërkoi rikthimin e kriminalizimit të shpifjes, por pas kundërshtisë së fortë dhe të prerëbrenda dhe jashtë vendit qeveria bëri një hap pas.

Por tashmë duke përdorur ligjet që rregullojnë tregun mediatik, qeveria në fund të vitit të shkuar, 2018, dërgoi nëKuvend paketën antishpifje, e cila ka për qëllim sipas qeverisë tërregullojë hapësirën online. E megjithëse ai përmban si penalizim vetëm gjobë dhe jo burg, kundërshtarët shohin mjaft probleme në këtë projektligj, i cili nëse miratohet pa ndryshime siç thonë ata, mund të kthehet në një rrezik për lirinë e shprehjes.

Por qëprej prezantimit të parë në dhjetor 2018, kryeministri Edi Rama është përballur me një lumë kritikash nga organizatat vendase dhe ato ndërkombëtare, të cilat i konsiderojnë projektligjet si antikushtetuese dhe një nismë që cënon lirinë e medias. Ndryshimet e propozuara nga qeveria parashikojnë që mediat online në rast shkelje mund t’i drejtohen gjykatës, vetëm pasi të kenë paguar gjobën e vendosur nga Këshilli i ankesave në AMA.Për portalet me burime të kufizuara financiare kjo do të thotë mbyllje e tyre pasi edhe ankimimi në gjykatë, për një vendim në favor të tyre, është një rrugë e gjatë, nisur nga mbingarkesa e GjykatësAdministrative.

Por çfarë parashikojnë konkretisht këto nisma ligjore të qeverisë Rama?

Nismat në fjalë konsistojnë në ndryshimin e dy ligjeve, atë për mediat audiovizive ku do të futet koncepti i mediave online, si edhe ligji për komunikimet elektronike dhe postare. Në ligjin e parë, atë për ndryshimin e ligjit për mediat audiovizive, janë futur edhe sanksionet që do të bëhen për mediat online që do të publikojnë informacion të pavërtetë. Masat e qeverisë janëtejet të rrepta.Ato fillojnë nga gjoba deri në 1 milion lekë e deri nëmbylljen e aktivitetit të medias online. Konkretisht, amendimet parashikojnë që personat mund të ankohen për lajmin e publikuar në median online. Kjo ankesë e tij shqyrtohet nga Këshilli i Ankesave pranë AMA-s dhe nëse nuk bëhet sqarimi i informacionit të publikuar në bazë kërkesës së ankuesit, merren masat administrative. Këto masa shkojnë nga 100 mijë lekë deri në 1 milion lekë gjobë.

Krahas kësaj, gjoba fikse prej 800 mijë lekësh parashikohet kur ankesa e qytetarit nuk merret në konsideratë nga Operatori i Publikimit të Shërbimit Elektronik (OPSHE). Masa tjetër që parashikohet në këtë ligj është edhe pezullimi i aktivitetit të medias online. Nëse një media publikon informacion të pavërtetë deri në tri herë brenda vitit kalendarik, i pezullohet aktiviteti për 24 orë.

Nëse një media publikon më shumë se katër herë informacion të rremë për 1 vit kalendarik, ai pezullohet për 1 javë. Nëse këto shkelje përsëriten më shumë se 5 herë, atëherë aktiviteti i medias online pezullohet për 1 vit. Ndërsa ndryshimi në ligjin tjetër, atë për AKEP, parashikohet se ky institucion do të bëjë regjistrimin e të gjitha mediave online në mënyrë që të ky treg mediatik të jetë i kontrolluar.

Më poshtë relacioni i projektligjeve

Por refuzimi për një nismë të tillë ka qenë i vazhdueshëm që prej prezantimit të saj.

Në një raport të gjatë zyra e OSBE-së në Vjenë, i ka sugjeruar Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që të rishohë disa pika të nismës së saj për ndryshimet në “Ligjin për Komunikimet Elektronike”,  ku sipas OSBEqë bie ndesh me standardet ndërkombëtare të lirisë së shprehjes.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, i ka dërguar kreut të qeverisë një letër për rishikimin ligjor të ndryshimeve në “Ligjin për Media Audiovizuale në Shqipëri”, “Ligjin për Komunikimet Elektronike” dhe dispozita të tjera përkatëse, në lidhje me rregullimin e lloje të caktuara të përmbajtjeve të ofruara përmes internetit.


Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir:

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir:

“Shpresoj që rekomandimet tona të merren parasysh dhe se modifikimet do të futen gjatë procesit parlamentar për të siguruar pajtueshmëri më të mirë të legjislacionin e ardhshëm me standardet ndërkombëtare mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias”.

Megjithë ndryshimet e bëra nga qeveria OSBE është strikte kur thotë se “shpifja”  nuk mund të jetë në dorë të AMA-s.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir:

“AMA ose ndonjë organ administrativ apo rregullator nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave “

Shqetësim për një nismë të tillë në Shqipëri ka ardhur edhe nga Qendra Europane për Shtypin dhe Lirinë e Medias. Ata kanë qënë të drejtpërdrejtë në kërkesën e tyre ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama. Nuk ka rrugë tjetër veçse tërheqja nga një nismë e tillë.

Nora Wehofsits, përfaqësuese e ECPMF

“Qendra Europiane për Shtypin dhe Lirinë e Medias, ECPMF, është duke i monitoruar ngushtësisht zhvillimet në lidhje me legjislacionin e medias në Shqipëri.  Ne i kërkojmë kryeministrit Edi Rama që të tërheqë menjëherë versionet e fundit të publikuara të amendamenteve të ligjit të medias si dhe të konsultohet me gazetarët e organizatat vendase dhe ndërkombëtare në çdo inisiativë të mëtejshme”, tha për BIRN Nora Wehofsits, përfaqësuese e ECPMF-së.

Pavarësish kundërshtisë të të gjitha organizatave vendase dhe ndërkombëtare, kjo paketë u miratua në Kuvend më 16 dhjetor të këtij viti. 82 deputetë votuan pro paketës për të cilën kryeministri Edi Rama thotë se do të luftojë lajmet e rreme dhe shpifjet në median online, ndërsa nga ana e gazetarëve dhe organizatave konsiderhet si kapje e medies nga pushteti. Ndonëse në këtë ditë ku u miratua paketa, gazetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile në vend dolën në protestë përpara Kuvendit, asgjë nuk e pengoi që të miratohet kjo paketë e cila i jep Autoritetit të Mediave Audiovizive kompetenca për gjobitjen dhe deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se kanë publikuar shpifje apo lajme të rreme.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.