Qentë e rrugës ‘pushtojnë’ Universitetin e Durrësit: Kanë Bachelor dhe Master
23/11/2018
0 komente
Shpërndaje

Qentë e rrugës ‘pushtojnë’ Universitetin e Durrësit: Kanë Bachelor dhe Master

“Qentë e rrugës janë me master”, kështu shprehet një i ri ndërsa ngre si problematikë alarmante praninë e shumtë të qenve pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, gjatë një trajnimi të zhvilluar nga Qendra për Trashëgimi dhe Edukim.

Qentë e rrugës pranë universitetit por edhe nëpër Durrës kanë tejmbushur shëtitoret. Kjo është një problematikë e hershme sipas të rinjve, që s’po merr zgjidhje. Studentët ndihen të rrezikuar pasi ka dhe raste kur qentë iu sulen nëse kalojnë afër tyre. Në të kundërt zënë hapësirat në rrugë, stola dhe ambientet më të frekuentuara nga studentët e qytetarët.

“Në ambientet UAMD ka mjaftueshëm qen që përbëjnë rrezik për të gjithë studentët dhe qytetarët. Është e vërtetë që është bërë sterilizimi i tyre dhe kur të të kafshojnë nuk do të shkaktohet infeksion. Por ata nuk ushqehen dhe iu shkojnë nga pas studentëve kur marrin diçka në dorë. Ka raste kur bëhen dhe agresivë”, shprehet një studente gjatë takimit.

E vetmja zgjidhje është që t’u shmangen duke mos kaluar pranë tyre. Më herët një student ka ndërmarrë një nismë përmes të cilës u mundësua vaksinimi i disa qenve afër Universitetit, por sidoqoftë prania e tyre përbën shqetësim. “Një student i Fakultetit të Edukimit bëri një peticion, njëherazi siguroi të gjitha fondet për sterilizimin, vaksinimin, gjithçka. Një student i vetëm e bëri këtë. I njëjti student që u ngrit për vaksinimin e qenve sot po mundohet të bëjë një strehë për këto qen. Sepse ajo është zgjidhja. Kjo problematikë është që kur u hap kampusi prej 5 vitesh. Pra qentë kanë Bachelor dhe Master”, thotë një tjetër student që studion Marrëdhënie Publike në UAMD.

E vetmja zgjidhje që sugjerojnë të rinjtë është të ngrihet një strehë për ta, sepse është e pamundur që të menaxhohen. Mungesa e ushqimit për qentë ndikon negativisht, pasi rrit mundësinë e tërbimit, që është një rrezik potencial në ­çdo moment për të rinjtë dhe jo vetëm.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *