Progres për gratë dhe vajzat në Shqipëri, kjo është Tefta infermierja që shërbeu në fshat
04/11/2019
0 komente
Shpërndaje

Progres për gratë dhe vajzat në Shqipëri, kjo është Tefta infermierja që shërbeu në fshat

BERAT, Shqipëri – Tefta Shakaj gjithmonë dëshironte të studionte në universitet për tu bërë doktoresh, por kjo nuk ishte një mundësi për të në Shqipëri në kohën kur ishte adoleshente. “Ne ishim të detyruar të bënim atë që na thonin”, thotë ajo. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ajo mori një mundësi që i ndryshoi rrjedhën e jetës: një program studimi një vjeçar për t’u bërë një mami infermiere.

Pas trajnimit, Shakaj u caktua në një fshat të largët, i cili kishte mungesë të pajisjeve mjekësore dhe personelit. Jeta atje ishte e vështirë në shumë nivele. Por ajo donte shumë të kujdesej për të porsalindurit dhe nënat dhe shërbeu me pasion – për bebet, duke siguruar kujdes para lindjes, dhe duke i ndjekur fëmijët e vegjël në një repart pediatrik.

“Unë kam ndihmuar shumë sepse shumë shërbime u bënë në shtëpi – nuk kishte shumë qendra”, thotë Shakaj. “Jam e lumtur që ndihmova kaq shumë gra.”

Edhe sot, aksesi në informacionin dhe shërbimet e shëndetit riprodhues mbetet një sfidë në komunitetet rurale në Shqipëri, të cilat shpesh janë shumë të dobët, të izoluar dhe të prekshëm. Këto boshllëqe janë bërë jehonë në të gjithë botën, siç zbulon UNFPA. Megjithë përparimin e rëndësishëm global në 50 vitet që nga themelimi i UNFPA-së, dhe në 25 vjet që kur qeveritë botërore ranë dakord me Programin e Veprimit të miratuar në Konferencën Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD) në Kajro, jo të gjithë kanë qasje të barabartë.

UNFPA vazhdon të punojë në Shqipëri për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të shëndetit të integruar seksual dhe riprodhues në çdo nivel të kujdesit shëndetësor, për të forcuar reagimin multisektorial ndaj dhunës me bazë gjinore, për të shkallëzuar arsimin gjithëpërfshirës seksual dhe të investojë në fuqizimin e grave dhe vajzave.

Shakaj kujton periudhat e vështira në fillim të viteve 1990, pas rënies së regjimit komunist të Shqipërisë, kur ajo thotë se jetoi në kaos dhe në mungesë të gjithçkaje. Ajo ishte martuar dhe kishte dy fëmijë, por do të kishte më shumë nëse nuk do të kishte pasur aq shumë pasiguri ekonomike në atë kohë. Pastaj, edhe burri i saj u sëmur dhe ata kishin nevojë për para për shërbime mjekësore. Në pamundësi për të hyrë në kontraceptivë, ajo mbeti shtatzënë, dhe si shumë gra të asaj epoke në Evropën Lindore, ajo pati një abort.

Jeta po përmirësohet, thotë Shakaj dhe ajo beson se vajzat dhe nipërit e saj do të kenë më shumë zgjedhje dhe mundësi sesa kishte ajo. Kontraceptivët tani janë gjerësisht të disponueshëm dhe të lirë, mentalitetet po ndryshojnë për të lejuar njerëzit të flasin më hapur për çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues, korniza ligjore për të adresuar dhunën me bazë gjinore është përmirësuar, dhe burrat e gratë po martohen në një moshë më të madhe se më parë. Në familjen e vetë Shakhaj, vajza e saj më e vogël ka zgjedhur të bëhet oficer policie – një shenjë se nocionet e vjetra të barazisë gjinore po ndryshojnë. Marrë nga UNFPA Albania

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *