Prodhimtaria e mjaltit në Shqipëri, ka trend pozitiv ndër vite
10/07/2019 Shpërndaje

Prodhimtaria e mjaltit në Shqipëri, ka trend pozitiv ndër vite

Mjalti është një nga produktet më të dobishme për shëndetin e njeriut, pasi ka shumë veti shëruese. Por ai është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në prodhimtarinë vendase. Vitet e fundit ky sektor ka një trend pozitiv në rritje sipas të dhënave të INSTAT.

Në Shqipëri, prodhimi i mjaltit ka ruajtur për një kohë të gjatë shifra standarde. Nga viti 2012 deri në vitin 2015, Shqipëria ka prodhuar nga 3 mijë ton mjaltë për çdo vit, tregon INSTAT për prodhimet blegtorale në shtatëvjeçarin e fundit.

Në vitin 2016, prodhimet blegtorale ky sektor ka pasur rritje dhe prodhimtaria e mjaltit është rritur me 1 mijë ton në vit, duke qëndruar po njësoj edhe në vitet e ardhshme, deri në vitin 2019.

Përgjatë këtij 3 vjeçari, INSTAT tregon se vendi ynë ka prodhuar 4 mijë ton mjaltë për çdo vit. Edhe pse kjo rritje flet pozitivisht për prodhimtarinë e mjaltit, mbetet për t’u parë vijueshmëria në përfundim të këtij viti.

Mjalti ka shumë dobi. Përveçse i bën mirë shëndetit konsumimi i tij, ai është shërues i shumë sëmundjeve. Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorrëve do të zhduken; Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend si dhe forcon trupin fizikisht; Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diarresë.

Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapsllëkut; Me përdorimin e mjaltit, pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup; Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rrahurës së shpejtë të zemrës (tahikardia); Mjalti që pihet i nxehtë, për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.

Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërguar me gisht të pastër syrin; Për anemikët, mjalti është bombë gjaku; Për dhembjet e eshtrave, ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm; Të sëmuret nga verdhëza, në qoftë se në mëngjes dhe në mbrëmje hane mjaltë, për 15-20 ditë ajo do të shërohet; Mjalti largon ngërçin e nervave; Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve; Personave që janë nervozë, si dhe atyre që s’kanë gjumë, mjalti ju ndihmon për t’u qetësuar;

Ai i cili ha mjaltë, nuk mund të ketë kapsllëk dhe as që mund t’i krijohen hemorroidet; Nëse mjalti tretet në qumësht të ngrohte, zhduken skrajat e zorrëve; Nëse mjaltin e lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe angine.

Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa herë në dite, era e keqe nga goja menjëherë do të largohet; Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut; Nëse dhimbjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejmë me mjaltë e mbi të vëmë biber pluhur, të shtypur, dhembja menjëherë largohet;

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.