Prindërit s’e përballonin blerjen e karrocës, nxënësit i bëjnë dhuratë speciale 2 vjeçarit
02/05/2019 Shpërndaje

Prindërit s’e përballonin blerjen e karrocës, nxënësit i bëjnë dhuratë speciale 2 vjeçarit

Ekipi i robotikës në shkollën e mesme ndërtoi një karrige me rrota me porosi për një djalë 2-vjeçar me aftësi të kufizuara.

Prindërit e 2-vjeçarit Cillian Jackson nuk mund të blinin një karrige me rrota elektrike, kështu që u kthyen te ekipi i robotikës në Farmington High School në Minesota dhe u kërkuan të ndërtonin një të tillë për djalin e tyre.

“Këta fëmijë shpenzuan kohë për ta bërë këtë për djalin tonë. Ne u jemi aq mirënjohës”, tha nëna e Cillian, Krissy Jackson.

Javën e kaluar, katër muaj pas marrjes së karriges me rrota, Cillian dhe prindërit e tij u kthyen në shkollë dhe u bashkuan me adoleshentët që i bënë dhuratën e bukur.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.