Prezantuesi i njohur nga Sarajeva identik me aktorin e famshëm shqiptar: Mund të jetojmë së bashku
06/04/2019
0 komente
Shpërndaje

Prezantuesi i njohur nga Sarajeva identik me aktorin e famshëm shqiptar: Mund të jetojmë së bashku

Njerëzit i thyejnë barrierat, ‘nëse komunikojmë me njëri-tjetrin dhe veten do ta kuptojmë se të gjithë jemi qenie njerëzore dhe mund të jetojmë së bashku’.

Adi Sarajlic është një prezantues dhe producent mjaf i njohur në Bonjë Hercegovinë, i cili ngjan shumë me aktorin e mirënjohur shqiptar Herion Mustafaraj. Kapelja është pjesë e identitetit të tij, sepse e ka mbajtur dhe vazhdon ta mbajë gjatë gjithë kohës edhe kur ka prezantuar emisionet më të njohura në Sarajevë. Televizioni ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga pasionet e tij më të mëdha pasi përgjatë shumë viteve ka ideuar dhe prezantuar projekte tepër të suksesshme në Bonjë Hercegovinë. Tashmë ka vendosur ta lërë ekranin për disa kohë, për të punuar pas skenës. Sarajlic është një nga themeluesit e grupit më të madh mediatik në Sarajevë që quhet Oslobođenje.

Në një trajnim të zhvilluar në Podgoricë me media dhe gazetarë të vendeve të rajonit në të cilin ishte pjesë edhe Shqipëria, Adi thotë se ka mësuar më shumë për Shqipërinë dhe situatën në vend. Sipas tij bashkëpunimi mes mediave dhe gazetarëve nga vende të ndryshme është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e të gjithë rajoneve, jo vetëm për vetë vendet por edhe për zhvillimin e demokracisë dhe një të ardhmeje më shpresëdhënëse.

“Unë jam këtu për të mësuar diçka të re dhe për të takuar njerëz të rinj dhe për të mësuar më shumë për kultura të ndryshme. Gazetari dhe mediat mund të lidhen me njerëzit dhe lidhja është shumë e rëndësishme, sepse nëse lidhemi me veten, atëherë do të shohim se të gjithë ne jemi thjesht qenie njerëzore normale dhe që mund të jetojmë së bashku. Kam takuar këtu në Podgoricë disa njerëz me të vërtetë të këndshëm nga Shqipëria dhe për mua ishte një surprizë e këndshme të shihja se si është gjendja në mediat e tyre, sepse mendoj se ata kanë standarde të mira në prodhimet e tyre, pasi në prespektivën time përpara nuk më dukej kështu. Sepse më parë kemi pasur disa informacione të këqija në lidhje me situatën në Shqipëri, por tani i shoh gjërat shumë më qartë”, thotë ai.

Edhe pse kupton vetëm disa fjalë të gjuhës shqipe, para disa vitesh ka dëgjuar muzikë shqiptare dhe një nga këngët e tij të preferuara është Kosovska. “Unë u tregova disa miqve të mi nga Shqipëria një këngë në gjuhën shqipe, të cilën e dëgjoja shumë vite më pare. Kënga quhet Kosovska dhe është në gjuhën shqipe. Unë nuk e di historinë e këngës por shpresoj se miqtë e mi nga Shqipëria do ta përkthejnë për mua”.

Si Herioni edhe Adi janë dy personazhë mjaft interesantë, ndonëse njëri në Shqipëri dhe tjetri në Bosnjë Hercegovinë. Ata nuk i bashkon vetëm parqitja pothuajse e njëjtë por edhe dashuria për televizionin, dëshira për të krijuar gjëra të bukura për publikun si dhe humori.  “Miqtë e mi nga Shqipëria më thonë që unë dukem si një aktor shumë  i famshëm në Shqipëri që e quajnë Herion Mystafaraj dhe ndoshta në të ardhmen do të kemi disa projekte së bashku, disa filma, disa seriale televizive. Kush e di çfarë do të na sjellë ardhmja. Për fat të keq nuk kam qenë kurrë në Shqipëri, kam disa ide për të shkuar anës detit, por se di. Do të doja të vija në Shqipëri, por kam shumë gjëra për të bërë kështu që se di kur do të ndodhe”, shton më tej në një video-mesazh për pozitivi.org Sarajlic.

Në fund nuk mund të mungonte dhe një mesazh i bukur për të gjithë shqiptarët. “Një mesazh për të gjithë njerëzit në Shqipëri është bëni dashuri dhe jo luftë”, përmbyll ai. Përmes këtij mesazhi, në një mënyrë të tërthortë prezantuesi i njohur i ka bërë ftesë Herionit për një bashkëpunim të bukur në të ardhmen. S’na mbetet gjë tjetër veçse të presin, kur do jetë mundësia që të dy ti shohim se bashku, ndoshta dhe në ekranet shqiptare. Sepse siç edhe Saraljic ka thënë në këtë video lidhjet mes vendeve dhe bashkëpunimet i thyejnë barrierat dhe zhvillojnë demokracinë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *