Prezantohet projekti që do të transformojë Piramidën e Tiranës, Nevin Binani: Do jetë një qendër e fokusuar tek të rinjtë
03/11/2019
0 komente
Shpërndaje

Prezantohet projekti që do të transformojë Piramidën e Tiranës, Nevin Binani: Do jetë një qendër e fokusuar tek të rinjtë

Nevin Binani është drejtore në Drejtorinë e Projektimit, në Bashkinë e Tiranës, drejtori e cila është e angazhuar posaçërisht me projektin e Piramidës.

Objekti i Piramidës i ndërtuar në vitetet ’80 është krijuar si një strukturë që nga sipër të krijon pamjen e një shqiponje ndërsa në pamjen ballore të saj shquhet për formën si piramidë ndaj edhe në gjuhën e përditshme i ka mbetur ky emër.

Objekti është ndërtuar në nder të ish-diktatorit Enver Hoxha dhe do të shërbente si një muze dhe ka funksionuar si i tillë deri në vitin ’91, rreth 3 vite. Pas vitit ’91 Piramida ka pasur dhe shumë funksione të tjera. Ka shërbyer si “qendër rinore”, “qendër për konferenca” apo “qendër për panaire”. Këto kanë qenë funksionet primare por është transformuar vazhdimisht deri në mesin e viteve 2000, ku u la në situatën që e kemi sot.

Gjatë një interviste për pozitivi.org Binani tregon projektin e tranformimit të Piramidës dhe shërbimet që do të ofrohen përmes saj. Ajo thotë se me projektin e ri është menduar që Piramida të jetë një qendër e fokusuar tek të rinjtë duke u dhënë atyre mundësinë e edukimit në lidhje me mediat, telekomunikacionin dhe të gjitha këto të fokusuara në pjesën e artit dhe kulturës.          

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *