Pozitive, ja si pastrohet pa u gjobitur!
03/07/2019
0 komente
Shpërndaje

Pozitive, ja si pastrohet pa u gjobitur!

Jo çdo subjekt apo qytetar që ndot qytetin, gjobitet! Ky është rasti i një biznesi në Tiranë, i cili ka dhënë shëmbullin, se si duhet vepruar, pa qenë e nevojshme vendosja e masës administrative, nga strukturat e Bashkisë Tiranë. Ndërgjegjësimi vetjak,  për mos dëmtuar ambinetin e përbashkët të komunitetit, është edhe shembulli pozitiv në këtë histori.

Fakt 1: Në 26 Prill 2019, një qytetar ankohet pranë aplikacionit “Tirana Ime”, duke bërë me dije se si një fabrikë e përpunimit të plastikës e vendosur në rrugën “Ali Demi”, hedh mbeturina jashtë territorit të rrethuar. Sipas qytetarit. që preferon të mbetet anonim, subjekti shkakton shpesh ndotje, duke e bërë të pamundur kalimin e banorëve në këtë rrugë. Qytetari denoncon duke dhënë adresën e saktë dhe sjellë fotografi të ndotjes.

Fakt 2: Ankesa merret në përpunim nga Bashkia e Tiranës, e cila prej 4 vitesh tashmë, përdor aplikacionin “Tirana Ime”, si një nga format që kanë qytetarët për të ngritur shqetësimet e tyre, të ndryshme në qytet. Kërkesa e qytetarit, përcillet pranë asaj strukture në Bashki, e cila bën kontrollin e ndotjeve në terren.

Fakt 3: Inspektorët e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, marrin në punim ankesën e qytetarit në datën 15 Maj 2019. Punonjësit e Bashkisë Tiranë, konstatojnë përmes fotografive ndotjen në terren, kryesisht në mbeturina të post përpunimit nga fabrika.

Fakt 4: Subjekti, merr një masë paralajmëruese, nga specialistët e Bashkisë Tiranë, të cilët pavarësisht ndërgjegjësimit që ju bëjnë subjekteve, shpesh herë detyrohen të vendosin gjobën, pasi ndotësit presin po strukturat e tjera të Bashkisë që të bëjnë pastrimin, duke refuzuar të largojnë vetë mbeturinat që shkaktojnë.

Fakt 5: Fabrika e përpunimit të plastikës largon brenda ditës mbeturinat, duke dhënë një shembull pozitiv, se si biznesi reagon menjëherë ndaj kërkesave të komunitetit. Në këtë rast, Bashkia nuk vendosi gjobë ndaj fabrikës, duke e mbyllur proçedurën e ankesës së qytetarit vetëm me paralajmërim.

Si dhe ku të ankohesh pranë Bashkisë Tiranë?!

Gjatë një ditë Bashkia e Tiranës merr mbi 400 ankesa, të cilat vijnë në forma të ndryshme, duke kombinuar rrugët klasike të komunikimit dhe ato tradicionale.

Aplikacioni “Tirana Ime”

I krijuar enkas për kërë qëllim aplikacioni i krijon mundësinë çdo qytetari të Tiranës, të raportojë në kohë reale problematikat dhe shqetësimet. Ato nisin që nga papastërtitë në qytet ose shkelje të ndryshme, të cilat më pas përpunohen nga stafet e Bashkisë Tiranë, pas marrjes së raportimit.

Profilet zyrtare në rrjete sociale

Jo vetëm Kryetari i Bashkisë, por duke nisur që nga profili i tij në rrjetet e ndryshme sociale e deri tek faqet zyrtare të institucioneve të shumta në varësi të Bashkisë Tiranë marrin dhe përpunojnë mesazhe në formë ankesash apo pyetjesh nga ana e qytetarëve. Vetëm në faqet sociale të Kryetarit të Bashkisë Tiranë merren rreth 60 ankesa në ditë.

Adresat elektrokike & numrat pa pagesë

Posta elektronike gjithashtu, është ndër më të përdorurat si formë e të drejtës së komunikimit që ka qytetari me bashkinë. Kështu mbeten publike si nga adresa elektronike e Kryetarit të Bashkisë, e deri të çdo punonjësi. Nëse nuk e dini, mjafton të shkruani emrin e një institucioni, përshembull Policia Bashkiake dhe ti shtoni kësaj @tirana.al, keni krijuar kështu adresën për të shprehur një shqetësim lidhur me kompetencat e intitucionit në fjalë. Ndërkohë, numri i gjelbër, ku mund të telefononi falas vijon të mbetet ai që ka qenë gjithmonë, 0800 088.

Sportelet

Është forma më klasike që mbetet, por vijon të jetë mjaft e frekuentuar. Dhjetra qytetarë vizitojnë nga afër çdo ditë sportelet e ndërtesës ku ndodhet një pjesë e administratës të Bashkisë Tiranë, por jo vetëm, edhe sportelet e institucioneve të tjera të varësisë që nga Ujësjellësi i Tiranës e deri tek Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *