Politikanja shqiptare në listën e 100 personaliteteve të vitit 2018 në Thurgau të Zvicrës
04/12/2018
0 komente
Shpërndaje

Politikanja shqiptare në listën e 100 personaliteteve të vitit 2018 në Thurgau të Zvicrës

Emri i politikanës shqiptare të liberalëve të FDP-së për Thurgau, Nazmije Ismaili figuron në mesin e 100 personaliteteve të vitit 2018 në kantonin Thurgau, në Zvicër të prezantuar nga gazeta “Thurgauer Zeitung“ në magazinën e saj “Who is Who”.

Ajo ishte nominuar në kategorinë politikë, sport, ekonomi dhe dije, si personalitet politik që është angazhuar për mirëqenie të qytetarëve. Nazmije Ismaili  është 29 vjeçe. Është diplomuar në ekonomi dhe që nga qershori është zgjedhur presidente liberalëve të rinj, JFDP në Thurgau.

Prej tre vjetësh është anëtare e komisionit për verfikimin e buxhetit të komunës. Angazhimi i saj veçohet në ruajtjen e vendeve të punës, veçmas në doganën e Romanshornit. Angazhimi i saj për të mos e mbyllur doganën ka rezultuar i suksesshëm.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *