Polici ha drekë me të pastrehun: ‘Të gjithë meritojnë dashuri dhe respekt’
07/01/2019
0 komente
Shpërndaje

Polici ha drekë me të pastrehun: ‘Të gjithë meritojnë dashuri dhe respekt’

Ky oficer policie u fotografua duke ngrënë drekë me një të pastrehë që ishte ulur anës rrugës në Madison County, në Tennessee.

Elizabeth Mçlain, shkrepi  foton dhe e ndau në faqen e saj në Facebook. Atë e ka shoqëruar me këtë mbishkrim: “Imagjinoni që jeni ulur në anë të rrugës dhe çdo gjë që zotëroni e vendosni në një çantë shpine. Në 42 gradë temperaturë, gjendesh jashtë i vetmuar dhe i uritur. Pastaj dëgjon zhurmën e një motori. Shikoni një oficer me uniformë që ecën drejt jush. Mendja të fluturon duke menduar për gjithçka që mund të kesh bërë gabim. Pastaj papritur ky oficer ulet, nxjerr drekën dhe jo vetëm që ju largon urinë, por edhe vetminë.

Kjo është pikërisht ajo që bëri Patti Crowe Walker. Unë nuk e njoh këtë njeri ose këtë oficer por ajo që di është se sot bëri një ndryshim. Një ndryshim në mënyrën se si unë mendoj dhe shpresoj si edhe një ndryshim në mënyrën si ju mendoni. Unë e kam mbështetur gjithmonë komunitetin blu, ky oficer e ka prekur zemrën time. Këtë ana të zbatimit të ligjit askush nuk e sheh.

Ndër të gjitha shqetësimet në botën e sotme ne shumë shpesh harrojmë një gjë të rëndësishme: që të gjithë jemi njerëz. Ne nuk jemi të zinj apo të bardhë, demokratë apo republikanë, liberalë apo konservatorë, ne jemi vetëm njerëz. Të gjithë meritojnë dashuri dhe respekt. Gjithkush meriton të ndjehet i rëndësishëm.

Besimet ose mendimet tona nuk duhet të ndikojnë në mënyrën se si i trajtojmë njerëzit e tjerë. Ne të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe është koha që të fillojmë të veprojmë”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *