Poetja shqiptare fiton çmimin e parë në Itali
15/05/2019 Shpërndaje

Poetja shqiptare fiton çmimin e parë në Itali

Poetja Irma Kurti e cila ka botuar shtatëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, njëmbëdhjetë në gjuhën italiane dhe katër në anglisht së fundmi ka marrë çmimin e parë me poezinë “E zakonshme”, në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Scriptura” në Nola të Napolit në seksionin “Poezia në gjuhën e huaj”.

Juria e cila dhe vlerësimin edhe për poteen shqiptare ishte e përbërë nga presidentja Anna Bruno merrnin pjesë ndër të tjera profesorë, poetë dhe shkrimtarë si: Giuseppe Bianco, Pietro Damiano, Claudio Perillo, Giuseppe Vetromile, etj.

Motivacioni për këtë çmim i shkruar nga profesoresha Regina Celia Pereira Da Silva është:

“Kompozimi poetik vë në evidencë realitetin human të ditëve tona, jo vetëm në nivelin personal, por mbi të gjitha në raport me të tjerët.

Një lexim analitik e transporton lexuesin drejt një bote ku e zakonshmja është në rend të ditës. Poetja do të denoncojë dhunën verbale nga e cila sot s’mund të përjashtohet askush dhe që nxit nga ana e saj një dhunë fizike që është në gjendje të krijojë një luftë private apo publike: është bërë e zakonshme që të fyejmë/të nxjerrim mllefin porsi një helm.

Raporti me të tjerët, duke hyrë në mendimin dhe në kulturën e tyre kërkon një dëgjim të vëmendshëm, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për Tjetrin që jeton me mua ose që i përket familjes sime: të ndiejmë se i njëjti gjak në vena/ nuk na lidh, po më shumë na largon. Si shkak i këtyre raporteve arrihet deri aty sa të eliminohen fëmijë, gra dhe burra, faji i të cilëve është pafajësia.

Ky kompozim lirik përbën atëherë një paralajmërim: të mirëpresim tjetrin tek vetja”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.