Pasuri për oligarkët apo një dritare shprese për të pastrehët?
29/05/2018 Shpërndaje

Pasuri për oligarkët apo një dritare shprese për të pastrehët?

Sipas statistikave nga Enti Kombëtar i Banesave në të gjithë Shqipërinë janë 17 mijë familje të pastreha, që janë regjistruar pranë pushtetit vendor, 7 mijë prej të cilave janë vetëm në Tiranë. Nga ana tjetër janë mbi 400 apartamente që qëndrojnë bosh në zona të ndryshme në Tiranë dhe kërkesat për ndërtimin e pallateve të reja nuk mungojnë.

Ditët e fundit parlamenti ka miratuar një ligj, i cili detyron ndërtuesit që për çdo pallat të ri që ndërtojnë, 3 për qind të sipërfaqes ta kalojnë në bashkinë përkatëse, e cila më pas do t’ua ndajë familjeve të pastreha.

Ky ligj mund të shihet në dy aspekte. Së pari ul numrin e familjeve te pastreha dhe do rrisë mirëqenien e të pastrehëve, të cilët jetojnë në kushte të këqija. Sakaq një rregull i tillë ul nivelin e përfitimeve të ndërtuesëve, pra biznesit, raporton pozitivi.org. Menjëhere pasi ligji u bë publik në reagimet e ardhura nga ana e ndërtuesëve dhe Dhoma e Tregëtisë, thuhej se është e papranueshme që të japësh 3 përqind të ndërtimit, nëse ti bën një kërkesë për të ndërtuar. Parashikohej që do  mbrojnë interesat e tyre, ndërsa nga ana tjetër për vite me rradhë shikojmë si veniten familjet dhe personat e pastrehë në mot të butë dhe të fortë.

Një tjetër aspekt i diskutueshëm sa i përket këtij ligji lidhet dhe me Kushtetutën, pasi quhet shkelje nëse i merr pronën dikujt për t’ja dhënë një tjetri. Pavarësisht debateve duhet të kemi parasysh  se politika të ngjashme sociale zbatohen nga shumë vende të tjera evropiane, shkruan pozitivi.org. Dilema është të zgjedhësh të pasurosh më shumë ndërtuesit, apo të hapësh një dritare shprese për të pastrehët? Sigurisht që shumica do zgjidhte këtë të dytën.

Në Washington D.C  sipas zyrtarëve ka pasur përmirësime në sistemin e të pastrehëve. Sipas planit vjetor të Këshillit Ndërinstitucional më shumë se 600 familje të pastreha u vendosën në motele gjatë dimrit të 2018. Ligji për t’u ofruar strehim personave dhe familjeve të pastreha kur temperatura bie e konsideron si nevojë dhe detyrë strehimin e tyre. Përpos këtij ligji ka dhe  instrumente të tjera për të ulur numrin e të pastrehëve në total.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.