Pas më shumë se 2 dekadash, një i pastrehë është rikthyer me familjen
05/09/2019
0 komente
Shpërndaje

Pas më shumë se 2 dekadash, një i pastrehë është rikthyer me familjen

Policia e Kalimit në New Jersey ka ribashkuar një burrë të pastrehë me familjen e tij pas 24 vjetësh.

Jose Lopez humbi kontaktin me familjen pasi u nda nga gruaja edhe u transferua në Florida me nënën e tij. Ai pësoi fatkeqësi të njëpasnjëshme dhe përfundoi i pastrehë.

Por 61-vjeçari ishte i vendosur të gjente vajzat e tij. Ai mori paratë e Sigurimeve Shoqërore dhe udhëtoi përsëri në New Jersey, atje ku një polic i Neë Jersey e takoi dhe e pyeti nëse kishte nevojë për ndihmë.

Lopez shpjegoi se ishte në kërkim të familjes së tij. Zyrtari thirri dhjetëra anëtarë që mund të ishin familjarë të tij. Më në fund ra në kontakt me vajzën e tij, Angela Viviani dhe vendosi t’i ribashkojë.

Lopez jo vetëm që përqafoi vajzat e tij, por gjithashtu takoi nipërit dhe mbesat për herë të parë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *