Pas ballafaqimit me pushtetarët, qytetarët vetë-raportojnë
04/12/2018
0 komente
Shpërndaje

Pas ballafaqimit me pushtetarët, qytetarët vetë-raportojnë

Projekti “Pushtetari përballë qytetarit” i implementuar nga organizata Infinit +, ka sensibilizuar qytetarët të ngrenë zërin për problematikat që kanë në zonat ku jetojnë.

“Pushtetari përballë Qytetarit” është ndër ato projekte që ka synuar ballafaqimin e qytetarëve me të zgjedhurit vendorë për të dhënë llogari sa i kanë mbajtur premtimet e bëra në fushata zgjedhore.

Janë zhvilluar 6 takime,  në 6 njësi të ndryshme administrative në Tiranë, konkretisht në Pezë, Kashar, Krrabë, Baldushk, Farkë, Ndroq, në të cilat qytetarët kanë ngritur problemet kryesore që kanë.

Rezultatet janë pozitive, sepse këto takime përveçse kanë vënë në dijeni të zgjedhurit lokalë dhe më pas ata qendrorë për shqetësimet e banorëve, kanë sensibilizuar dhe motivuar qytetarët që të raportojnë vetë problemet në vazhdimësi.

Pas realizimit të videove ku shfaqen problemet, banorët kanë vijuar të shkruajnë në faqen e Infinit +, ku një prej tyre ndërsa përgëzon punën e bërë nga projekti, kërkon t’i kushtohet vëmendje rrugës së Priskës së Madhe, e cila sipas tij është në gjendje të keqe.

Përmes këtyre ballafaqimeve shumë probleme si mungesa e kopështeve, mungesë investimesh në infrastrukturë, shtimi i institucioneve arsimore, ngritje tregjesh etj, po shkojnë drejt zgjidhjes, duke mundësuar një jetesë më të mirë për banorët.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *