Parku i Butrintit, vlerësohet nga 1 milion studentë për çmimin e madh
17/07/2019
0 komente
Shpërndaje

Parku i Butrintit, vlerësohet nga 1 milion studentë për çmimin e madh

Parku i Butrintit është përzgjedhur nga studentë të Universitetit të Bristolit në Mbretërinë e Bashkuar për të zhvilluar një seri leksionesh lidhur me praktikat e menaxhimit të trashëgimisë botërore. Leksionet lidhur me parkun e butrintit do të zhvillohen në formë filmike.

Mbi një milion studentë e kanë nominuar parkun dhe modelin shqiptar të menaxhimit të turizmit si dhe konceptet novatore që janë implementuar në të me çmimin Green Goën Aëard në Mbretërinë e Bashkuar.

Butrinti ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, u shpall Monument Kulture, që në vitin 1948 me një Akt të Parë rregullues për Monumentet e Kulturës.

Në vitin 1981, zona e pyllëzuar përreth Butrintit u shpall gjithashtu Monument Kulture sipas ligjeve ekzistuese, për mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në Listën e pasurive Botërore të UNESCO-s.

Kjo u bë nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, duke iu referuar Konventës së vitit 1972, “Për mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore”. Parku Kombëtar i Butrintit u krijua nga Ministria e Kulturës, duke përfshirë një sipërfaqe toke shtetërore prej 29 km/katrorë. Kufijtë e këtij Parku, shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra.

Krijimi i Parkut Kombëtar u bë një domosdoshmëri, sipas specialistëve, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit, për ruajtjen e të dhënave arkeologjike të disa qendrave dhe monumenteve të zbuluara në këtë vatër të qytetërimit antik, si dhe për një menaxhim më efektiv, duke reflektuar edhe rekomandimet e UNESCO-s të vitit 1997.

Duke pasur për qëllim nxitjen e projekteve inovatore në sistemin e edukimit të lartë në të gjithë botën, për këtë çmim votojnë mbi 1 milion studentë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *