Parandalimi i martesave të hershme
17/07/2019
0 komente
Shpërndaje

Parandalimi i martesave të hershme

Stop martesave të hershme! Slogan që tashmë sociolog, psikolog dhe studiues të shumtë po I mëshojnë për të parandaluar këtë fenomen ndërkombëtarë si një shkaktar shumë sensitiv që ndikon në rritjen e popullsisë. Duke analizuar faktorët e ndryshëm që sjellin këto lloje martesash, është bërë I mundur impenjimi I organizmave botërorë të ndërmarrin iniciativa të dobishme për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e kësaj dukurie nëpërmjet politikave social-ekonomik-kulturore. Në ditët e sotme janë ngritur struktura të shumta për të trajtuar në mënyrë efektive problematikën që evidentohet në vende të caktuara: aty ku është problem ekonomik me ndihma sociale, aty ku është problem social nëpërmjet informimit dhe aty ku është padituria me anë të mundësisë së shkollimit. Pavarësisht objektivave sociale të cdo shteti që I proklamon në legjislacionin e vet, mungesa e mekanizmave për mbrojtjen e tyre i bën ato joefektive.

Më përpara, por edhe sot vende të ndryshme kanë një kulturë diktuese patriarkale, ku vendosin për të ardhmen e fëmijëve të tyre ose ku rriten në një mjedis që u kushtëzon arsimimin dhe informimin duke nulizuar aktet normative ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Legjislacioni ka përcaktuar moshën 18 vjec si standard të pjekurisë mentale, fizike dhe seksuale. Nën këtë moshë quhen të mitur dhe nuk janë të zotë të vendosin për cështje madhore sic është martesa e hershme, e cila sjell pasoja të rënda në shëndetin seksual dhe atë psikologjik. Pamjaftueshmëria e informacionit, padituria dhe kultura tradicionale i detyrojnë të martohen pa kuptuar thelbin e një institucioni matrimonial/martesor. Sot po bëhet e mundur që nëpërmjet strukturave dhe organizmave të vecantë të përcaktuar në nivel global, kombëtar dhe vendor, të ofrohen shërbime në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe në realizimin sa më efektiv të tyre për një të ardhme që  shërben jo vetëm brezit të ri, por edhe mirqënies globale. *Helia Alusha- Nxënëse në gjimnazin ‘Petro Nini” në Tiranë

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *