Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të rinjtë e Maliqit kanë burim kryesor informacioni shkollën
06/07/2019 Shpërndaje

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të rinjtë e Maliqit kanë burim kryesor informacioni shkollën

Ky publikim është realizuar nga UNFPA me ekspertizën e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve në kuadër të projektit “Leave no One Behind” tregon të dhëna mbi njohurite të rinjtë për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Në periudhën Maj-Qershor janë anketuar 100 të rinj nga Bashkia e Maliqit me qëllim matjen e njohurive mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, shëndetin seksual dhe riprodhues dhe për programet dhe shërbimet e bashkisë për të rinjtë.

Të rinjtë e anketuar i përkasin grupmoshës 15-29 vjeç. Burimet e informacionit për të rinjtë e anketuar në lidhje SDG, kanë qenë: Shkolla, interneti, familja, televizioni, OJF.

Ndërmjet të rinjve që kanë njohuri mbi SDG rezulton se shkolla në 57% të rasteve është burim kryesor informacioni për të rinjtë e zonave rurale për pasurimin e njohurive të tyre mbi këtë çështje. Organizatat e shoqërisë civile në 31% janë burim informacioni për të rinjtë e zonave rurale.

Edhe interneti është burim i rëndësishëm informacioni për të rinjtë e zonave urbane ku zë rreth 29% të rasteve ndërsa për të rinjtë e rurale zë 15% të rasteve. Familja është konsideuar burim informacioni vetëm për të rinjtë e zonave rurale.

Kurse televizioni në asnjë rast nuk është burim informacioni sa i përket objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm, të fokusuara në 17 grupe të fushave më të rëndësishme, synojnë dhënien fund të varfërisë në të gjithë planetin, por duke trajtuar njëkohësisht çështjet e rëndësishme të ruajtjes së mjedisit, promovimit të energjive të pastra, zhvillimit të qyteteve dhe promovuar barazinë e dinjitetin për të gjithë qytetarët kudo që ndodhen.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.