Nxënësit organizojnë paradë për 9 vjeçarin, para operacionit në zemër
25/05/2019 Shpërndaje

Nxënësit organizojnë paradë për 9 vjeçarin, para operacionit në zemër

Mund të jetë e frikshme për një djalë 9-vjeçar që të parashikojë një transplant zemre, por për fat të mirë për Etanin, kishte qindra njerëz që e mbushnin me gëzim para operacionit.

Një grup i madh nxënësish janë duke u gëzuar për një arsye të veçantë. Të gjithë janë mbledhur për ti dhuruar dashuri dhe mbështetje shokut të tyre të klasës, Ethan-it. Meqenëse vogëlushi ishte duke u përgatitur që të largohej nga shkolla për t’iu nënshtruar transplantit për gjendjen e tij, e gjithë shkolla doli për t’i dhënë forcë dhe për ta inkurajuar.

Ethan u diagnostikua kur ishte 5 vjeç. Ai ka një problem shumë të rrallë me zemër dhe së shpejti do të bëjë operacion. Pas operacionit do të ketë më shumë energji dhe do të jetë më i lumtur, thotë ai. Nxënësit organizuan një paradë të madhe dhe të veçantë vetëm për të. 9 vjeçari ka marrë disa nga momentet më të bukura nga miqtë dhe kjo vërehet në fytyrën e tij.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.