Nxënësit ndihmojnë një familje të varfër në Shupenzë që jeton në kasolle
24/01/2018 Shpërndaje

Nxënësit ndihmojnë një familje të varfër në Shupenzë që jeton në kasolle

Xhamia Shupenzë në bashkëpunim me disa gjimnaze dhe shkolla 9-vjeçare në këtë zonë ndihmuan një familje të varfër në fshatin Topojan. Nisma e ndërmarrë vullnetarisht nga nxënësit konsistoi në sigurimin e disa elementëve thelbësorë që nevojiten për jetesë, si ushqime, rroba dhe batanije.

Familja për të cilën shkuan ndihmat e nxënësve është në varfëri të skajshme dhe mundësitë ekonomike për të janë të pakta. Ndihmat e dërguara për ta do t’jua lehtësojnë mënyrën e jetesës për disa muaj, ndoshta do të ndihen më të motivuar dhe më shpresëplotë se e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë.

Nsimat sensibilizuese të ndërmarra nga nxënës, studentë apo aktorë të tjerë të shoqërisë në lidhje me çështje të ndryshme sociale janë shtuar në mase së fundmi dhe kjo tregon se fryma e bashkëpunimit dhe dëshira për të ndihmuar të tjerët janë virtyte të një shoqërie si ajo e  jona, gjë e cila premton të sjellë zhvillim në të ardhmen.

Shpresa lind dhe aty ku  duket se nuk egziston. Familja e ndihmuar në këtë fshat të Bulqizës siç shihet  nga pamjet jeton në kushte të mjerueshme, në një shtëpi e cila ngjan me një kasolle. Varfëria është e pranishme në shumë familje shqiptare, por jemi ne vetë ato që duhet ta ndryshojmë këtë realitet të trishtë, shkruan pozitivi.org. Një dëshirë dhe nismë për t’u vlerësuar dëshira konkrete e  realizuar tashmë, e nxënësve në Shupenzë.

 

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.