Nxënësit e shkollës fillore surprizojnë kujdestarin e tyre në ditëlindjen e 80-të
15/04/2019 Shpërndaje

Nxënësit e shkollës fillore surprizojnë kujdestarin e tyre në ditëlindjen e 80-të

80-vjeçari Haze Mabry shkoi në punë duke parashikuar një ditë të zënë me pastrimin e plehrave dhe grumbullimin e mbeturinave. Në vend të kësaj, ai u përshëndet nga 800 fansat e tij më të mëdhenj.

Mabry ka punuar si kujdestar në Shkollën Fillore “Pike” në Zebulon, në Gjeorgji, për 13 vitet e fundit, shkollë në të  cilën janë diplomuar edhe tre fëmijët e tij. Por 80 i shikon të gjithë nxënësit “si fëmijët e tij”, sipas një interviste të dhënë për The Washington Post.

Vëmendja e tij e veçantë për nxënësit është arsyeja pse ai konsiderohet “personi më i dashur” në të gjithë ndërtesën prandaj ata i përgatitën një surprizë të veçantë për 80 vjetor.

Kur Mabry hyri në ndërtesë, ai u përshëndet nga të rinjtë të cilët kishin mbushur korridoret dhe këndonin duke thënë emrin e tij.

Të gjithë nxnësit i dorëzuan letra teksa mbanin në duar parulla me urime të lumtura në ditën e tij më të veçantë. Mabry mori kaq shumë letra për ditëlindje, saqë duhej të kishte disa nxënës për të mbledhur të gjitha letrat me urimet dhe fjalë të ngrohta.

80 vjeçari i përqafoi të gjithë të rinjtë që i afroheshin dhe më pas ka lexuar çdo kartolinë në mënyrë që ti falenderonte në mënyrë të veçantë të gjithë nxënësit.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.