Një shqiptare drejt parlamentit të Zvicrës
02/10/2019
0 komente
Shpërndaje

Një shqiptare drejt parlamentit të Zvicrës

Afërdita Bogiqi është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, të cilët garojnë për Parlamentin Zviceran.

Afërdita është me origjinë shqiptare dhe është bërë pjesë e zgjedhjeve që do të mbahen më 20 tetor. Prej disa vitesh, ajo është e angazhuar në shoqata dhe komisione të ndryshme të nivelit kantonal dhe lokal.

Afërdita ka përfunduar studimet pranë Fakultetit Ekonomik në Prishtinë, gjatë vitit 1996 u zhvendos në në Zvicër. Në vitin 2014, ka përfunduar një Bachelor për punë sociale (Bachelor en Travail social) në HES-SO ne Sierre ne Valis. Po të njëjtën kohë ka punuar 60% si assistente sociale.

 Pas një përvoje pune 10 vjeçare si asistente sociale në qytete te ndryshme të Valisit, ka mbaruar një Master për punë sociale ne HES-SO në Lausanne. Paralelisht me studimet e Masterit, ka kryer një DAS (Diploma of Advanced Studies) për arsim dhe ka dy vite që punoj si profesoreshë për ciklin shkollor të mesëm.

Më 20 tetor në Zvicër do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ku votuesit do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për në Parlament dhe në Senat. Shqiptarët në Zvicër, janë rreth njëqind mijë me pasaportë zvicerane, të cilët pritet të marrin pjesë në zgjedhje duke hedhur votën e tyre.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *