Një pilote pa krahë
25/05/2019
0 komente
Shpërndaje

Një pilote pa krahë

Jessica Cox është vajza që ka bërë realitet ëndrrën e saj edhe pse kushtet nuk i premtonin asgjë. Ajo ka lindur pa krahë. Por kjo s’e ka penguar të bëhet pilote.

Historia e saj është frymëzim për shumë persona me aftësi të kufizuara. Vetëm me këmbë arrin të drejtojë një avion dhe një gjë e tillë nuk është aspak e zakonshme. Jessica thotë se ajo nuk po zëvendëson pilotët normalë por po bën diçka që ata s’e bëjnë dot.

Edhe pse iu desh pak kohë sa të mësojë avionin, në fund ia ka dalë të fluturojë vetëm me këmbë dhe vazhdon ta bëjë në punën e saj të përditshme. Sado e vështirë dhe e pamundur që të duket, mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *