Një film për Nënë Terezën
14/03/2019
0 komente
Shpërndaje

Një film për Nënë Terezën

Në 2020 pritet të publikohet një film biografik për Nënë Terezën, i cili do të realizohet nga regjisorja indiane Seema Upadhyay.

Nënë Tereza, emri i së cilës ishte Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, lindi në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkutë, Indi. Humanistja e njohur shqiptare ka fituar çmimin “Nobel” për Paqen. Më 19 tetor 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani, ndërsa më 5 shtator 2016 u bë shenjtore.

Një nënë shqiptare, e vogël nga përmasat trupore, por e madhërishme nga shpirti, bëri një botë të tërë të flasi për të, ta adhurojë dhe t’i përulet. Dhe këtë e arriti me një gjest të thjesht “Dashurinë për Njerëzit” e veçanërisht për ata më të varfërit. Shprehjet e saj janë aq të njohura saqë kanë frymëzuar mijëra njerëz në të gjithë botën.

Historia e jetës dhe veprat e saj tashmë do të bëhet film. “HindustanTimes” shkruan se aktorët që do luajnë në film do të jenë indianë dhe ndërkombëtarë.

Filmi do të prodhohet nga Praeep Sharma, Nitin Mahnmohan, Girish Johar dhe Prachi Manmohan. Prodhuesit kanë takuar motër Prema Mary Pierick, kanë marrë bekimin e saj për të nisur biografinë për Nënë Terezën dhe ndihen të kënaqur që do të realizojnë një film të tillë për figurën më të njohur ndërkombëtare. Mbi të gjitha që në fokus do të jetë fisnikëria dhe bamirësia e saj.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *