Një adoleshent i pastrehë frymëzon komunitetin
09/04/2019 Shpërndaje

Një adoleshent i pastrehë frymëzon komunitetin

Një adoleshent në Florida është bërë ambasador për “Ushqimi Sjell Shpresë”, një program që ndihmon fëmijët e varfër në Qarkun e Volusia. Johnny Fluitt nuk është vetëm një vullnetar për projektin “Ushqimi Sjell Shpresë”, por ka qenë dhe një prej atyre personave që programi e ka ndihmuar. Fluitt sjell dashurinë e tij në një shkollë fillore që është pjesë e programit.

“Çdo herë që dal unë shoh fëmijët të mrekulluar, të lumtur, gëzuar”, thotë ai. Misioni i “Ushqimi sjell shpresë” është “Të ushqejmë trupin, mendjen dhe frymën e fëmijëve të pafavorizuar në komunitetin tonë”. Ushqimi sjell shpresën fokusohet që t’u sigurojë të gjithë fëmijëve që janë në shkollë mundësi dhe burime për të zbuluar potencialin e tyre të plotë.

Ai u rrit në pjesën më të madhe të kohës si i pastrehë. Familja e tij u zhvendos nga një vend në vend, por rrallë një vend mund të quhej shtëpi. Tani është në shkollë të lartë. U largua nga paaftësia e të pastrehëve duke u zhvendos në një shtëpi të drejtuar nga “Ushqimi sjell shpresë”, duke jetuar me adoleshentë të tjerë me prejardhje të ngjashme. Përveç se shkon në shkollë me orar të plotë, ai ka një punë me kohë të pjesshme, bën stazhin në State Daytona dhe jep kontribut vullnetar rregullisht në “Food Brings Hope”.

Drejtori ekzekutiv I “Ushqimi sjell Shpresë” tha se e ka parë Fluitt të rritet dhetë ndryshojë nga dita në ditë. Organizata që ai drejton u ka ndryshuar jetën shumë fëmijëve të tjerë si ai dhe prandaj misioni është bërë dhe më i fortë. Ndikimi më i madh i Fluitt në komunitetin e tij është tashmë historia e tij.

 

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.