Një 20 vjeçare nën petkun e animatores
01/09/2017 Shpërndaje

Një 20 vjeçare nën petkun e animatores

20 vjeçarja, Doris Tarazhi ka ëndërruar gjithmonë të punojë me fëmijët. Ëndrrën e saj e ka bërë realitet, e prej 4 vitesh,  dhuron buzëqeshje pafund për ta.

“Ne jemi një grup animatorësh i formuar para disa vitesh, nga unë dhe mikesha ime që sot është po ashtu së bashku me mua në menaxhimin e grupit. Unë aktualisht jam 20 vjeçe, dhe kam mbi 4 vite që kam nisur këtë rrugë me fëmijët, dhe pse aktualisht studioj për inxhinieri, nuk kam hequr dorë nga surprizimi fëmijve”, shprehet 20 vjeçarja për pozitivi.org.

Doris studion inxhinieri por pasionin për fëmijët e ka të pashtershëm. Ajo rrëfen për pozitivi.org që edhe kur të mbarojë studimet nuk ka menduar të heqë dorë asnjëherë nga pasioni i saj dhe “Smile Kids”. “Shpesh kemi dëgjuar nga tjerët ose ata që kanë vetë fëmijë, të thonë s’e të vegjlit janë janë të lodhshëm, ndonjëherë të papërmbajtur, ndërsa për mua janë mrekullueshëm. Marr shumë kënaqësi dhe emocione të mëdha nga shkëlqimi i syve të tyre…”, tha Doris.

Ndërsa është pyetur për personazhin që ka zgjedhur, vajza 20 vjeçare shprehet se gjithçka që kënaq fëmijët ajo e bën me kënaqësi. “Personazhet që vesh janë të ndryshme duke nisur që nga klloni, arushi, princeshat, spiderman apo borëbardha. Nëse ka diçka më të bukur , është buzëqeshja dhe përqafimi që merr nga fëmijët, është emocion i papërshkrueshëm, dhe pse duket si një argëtim duhet shumë punë që fëmijët të argëtohen dhe të luajnë seriozisht me ne”, shprehet Doris.

Një punë e tillë të bën të udhëtosh në të gjithë vendin, të përjetosh emocione ndryshe çdoherë, mbi të gjitha të takosh qindra fëmijë. Kjo është kënaqësia më e madhe për Doris. “Kemi udhëtuar thuajse në gjithë Shqipërinë… Surpriza që marrin fëmijët, është surprizë edhe për ne pasi përjetojmë të njëjtën gjë. Ka me shumë argëtim se probleme, por përveç rasteve kur të gjithë shtyhen të vijnë sa me pranë nesh nuk kemi patur probleme. Heqja dorë është e fundit gjë që do mendoja…”.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.